Ja cilat janë vendet më të lumtura në botë

administrator
Read Time1 Minute, 35 Seconds

20 marsi është dita e fundit e stinës së dimrit e po ashtu cilësohet si Dita Botërore e Lumturisë. Në këtë ditë u publikua edhe raporti i vitit 2017 lidhur me vendet më të lumtura në botë. Në vendin e parë sa i përket cilësisë së jetës dhe mirëqënies së qytetarëve renditet Norvegjia. Janë pikërisht vendet e Europës Veriore që konfirmohen si shtetet më të lumtura ndërsa vendet e Afrikës së bashku me Sirinë dhe Jemenin janë vendet ku jetohet më keq.

Në listën e përbërë nga 155 shtete vendi ynë renditet i 109 i ndjekur nga Bangladeshi, Namibia, Kenia dhe Mozambik. Sa i përket rajonit tonë Kosova renditet në vendin e 78, Mali i Zi në vendin e 83, Greqia në vendin e 87 ndërsa Maqedonia në vendin e 92.

“Vendet e lumtura janë ato shtete që kanë një ekuilibër mes prosperitetit dhe kapitalit social që nënkupton një besim të lartë te shoqëria dhe besim te qeveria’, shprehet Xhefri Saks, këshilltar i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Në 10 vendet e para janë Norvegjia, Danimarka, Islanda, Zvicra, Finlanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia. Në fund të listës renditen, Sudani Jugor, Guinea, Ruanda, Tanzania, Burundi etj. Ndërsa sa i përket shteteve të mëdha europiane renditet në vendin e 16 Gjermania e ndjekur nga Britania në vendin e 19 dhe Franca në vendin e 31, ndërsa SHBA-ja në vendin e 14.

Një klasifikim i tillë i cili tregon se cilat shtetet janë më të lumtura bazohet në 7 faktorë: prodhimi i brendshëm bruto, shpresat për jetën, liria, zemërgjerësia ndaj qytetarëve, mbështetja sociale dhe niveli i korrupsionit në qeveri dhe  biznes. Madje hartuesit e raportit shpresojnë që shumë shtete të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara të cilët kanë edhe një ministër të Lumturisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dita Botërore e Ujit/ Çfarë duhet të dini ?

20 marsi është dita e fundit e stinës së dimrit e po ashtu cilësohet si Dita Botërore e Lumturisë. Në këtë ditë u publikua edhe raporti i vitit 2017 lidhur me vendet më të lumtura në botë. Në vendin e parë sa i përket cilësisë së jetës dhe mirëqënies së […]