Ja cilat janë frutat më të mira në stinën e verës

administrator
Read Time1 Minute, 14 Seconds

Një ushqim me larmi frutash është e domosdoshme për shëndetin e organizmit por edhe për bukurinë e lëkurës. Përtej kujdesit me kremra të shumllojshëm, ajo çfarë harrojmë është se kujdesi e ka bazën në mënyrën e të ushqyerit.

Në stinën e verës trupi ka nevojë që të jetë i hidratuar dhe të marrë vitaminat e nevojshme. Për këtë ju listojmë frutat e stinës që nuk duhet të mungojnë në konsumin e përditshëm.

Luleshtrydhet

Një luleshtrydhe është e pasur në vitaminë C. Ky frut është shumë i rëndësishëm për të mbajtur të shëndetshme qelizat dhe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, proteinës më të rëndësishme për mirëqenien e lëkurës, por edhe për kockat dhe enët e gjakut.

Pjepri

Pjepri përmban pak kalori dhe një nivel të lartë të fibrave, vitaminave C, potasiumit, beta-karroten, antioksidantë që luftojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira.

Boronicat

Këto fruta janë tepër të shëndetshme për sportistë dhe për ata që ndjekin një dietë për tu dobësuar. Janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, substanca që mbajnë larg sëmundjet. Ndër të tjera mbajnë zemrën të shëndetshme.

Pjeshkat

Një tjetër frut i stinës, me një shije të ëmbël dhe tepër i shëndetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Thënie motivuese nga i suksesshmi Grant Cardone

Një ushqim me larmi frutash është e domosdoshme për shëndetin e organizmit por edhe për bukurinë e lëkurës. Përtej kujdesit me kremra të shumllojshëm, ajo çfarë harrojmë është se kujdesi e ka bazën në mënyrën e të ushqyerit. Në stinën e verës trupi ka nevojë që të jetë i hidratuar […]