Ja cilat janë besëtytnitë më të çuditëshme në botë

administrator
Read Time2 Minutes, 27 Seconds

Çdo vend ka kulturën, bësimet e veta dhe supersticione të ndryshme ndaj dhe popujt e kulturat janë të ndryshme. Në vende të ndryshme ekzitojnë besëtytni të cilat disa vijojnë të besohen madje edhe të respektohen. Ja cilat janë disa prej besëtytënive më të çuditëshme në vende të ndryshme të botës.

-Në Shqipëri besojnë se në qoftë se një grua i`u prek me fshesë ndërkohë që fshin, burri juaj do të vdesë ndërsa të tjerë besojnë se nëse një grua po fshin dhe i`u prek me fshesë nuk do të zgjateni më.

-Në Itali, në qoftë se vishni fustanin e nusërisë kur jeni beqare do të sillni vetes 7 vjet ters.

-Në Greqi, në qoftë se djemtë presin flokët kur është hëna e plotë do të ngelen tullacë.

-Në Rumani, në qoftë se gruaja ulet në tokë pa jastëk apo qilim, vezoret e saj ftohen dhe nuk do të bëjë fëmijë.

-Në Spanjë, njerëzit duhet të hanë në mesnatën e Vitit të Ri 12 kokrra rrush për 12 sekonda ose ndryshe do t’u shkojë gjithë viti ters.

-Në Meksikë, nuk duhet të vraposh natën pasi demonët mund të hyjnë në shtëpinë tuaj.
-Në Poloni thonë se gratë shtatzënë nuk duhet të qëndrojnë shumë pranë zjarrit sepse besohet se fëmijët lindin kuqalashë.

-Në Rusi, nëse fishkëlleni në shtëpi nënkupton se po thërrisni djallin.

-Në Japoni, në qoftë se fishkëlleni natën nënkupton sikur po thërrisni gjarpërin.

-Në Peru njerëzit besojnë se në qoftë se një grua gatuan gjatë ciklit menstrual, ushqimi do të prishet.

-Në Irlandë, në qoftë se largoheni nga shtëpia dhe riktheheni duhet të uleni në një karrige për pak minuta.

-Në Filipine, në qoftë se ktheheni nga një funeral nuk duhet të futeni direkt në shtëpi pasi sjell fatkeqësi ose vdekje në familjen tuaj.

-Në Kinë nuk bëhen dhuratë këpucë apo orë, sepse të dyja nënkuptojnë “fundin”.
-Në Izrael, një besëtytni hebreje thotë se kur teshtini duhet të tërhiqni veshin e majtë në mënyrë që të tërhiqni shpirtin tuaj poshtë, pasi në kohët e vjetra thoshin se nëse teshtini do të vdisni.

-Në Afrikë, nëse shihni një buf do të vdisni.

-Në Indi, thika dhe gërshëra nuk jepen përndryshe do të luftoni me ta. Një tjetër besëtytëni që besohet ën Indi është edhe që larja e flokëve dhe prerja e thonjve ditën e enjte sjell ters.
-Në Liban, dhurojini dikujt një kripore në qoftë se doni të mos bëjë para.
-Në Iran, në qoftë se nëna i fut vajzës duart në oriz sjell fat.

-Në Kore, në qoftë se shihni derr në ëndërr do të fitoni shumë para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

BE vendeve anëtare: Respektoni planin për refugjatët

Çdo vend ka kulturën, bësimet e veta dhe supersticione të ndryshme ndaj dhe popujt e kulturat janë të ndryshme. Në vende të ndryshme ekzitojnë besëtytni të cilat disa vijojnë të besohen madje edhe të respektohen. Ja cilat janë disa prej besëtytënive më të çuditëshme në vende të ndryshme të botës. […]