Ja cilat janë 5 femrat më të fuqishme të botës

administrator
Read Time1 Minute, 49 Seconds

Fuqia e femrës sot është shumë e madhe edhe pse ndonjëherë e nënvlerësuar. Por roli i gruas në shoqëri dhe në jetën e vendit është një ndër mekanizmat më të rëndësishëm të kohëve moderne. Por me fuqinë, vijnë edhe paratë. Sot ne dimë që femrat janë biznesmenet më të mira dhe më të fuqishme. Pas meshkujve më të pasur të botës, Bill Gates apo Zuckenberg, që të gjithë i njihni, ne sot do t`ju njohim me figurat e femrave më të fuqishme dhe më të pasura në botë.

Ja cilat janë ato femra që hedhin poshtë mitin që biznesmenët më të mirë janë meshkuj.

1. Christy Walton 36,7 miliardë dollarë. Christy Walton e mori në dorë pasurinë në vitin 2005, kur burri i saj vdiq. Burri i saj John ëalton është anëtar i familjes Walton, themelues të Walmart. Gjithë familja Walton është shumë e pasur por Christy Walton ka investuar dhe ne First Solar dhe renditet si gruaja më e pasur në botë

2. Liliane Bettencourt 34,5 miliardë dollarë. Liliane Bettencourt është aksioneria kryesore e gjigandit të kozmetikës L’Oreal. Babai i saj ka themeluar kompaninë dhe tashmë është ajo që ka frerët e kompanisë, të cilën e ka trashëguar nga babai i saj.

3. Alice Walton 34,3 miliard dollarë. Alice Walton është bija e Sam Walton e Walmart. Ajo është filantropi i madh në familjen e saj. Ajo nuk ka trashëguar vetëm pasurinë e babait të saj, ajo gjithashtu bëri një emër të vetin duke punuar në industrinë financiare. Ajo gjithashtu u bë një forcë shtytëse për ndërtimet në Northwest Arkansas Regional Airport.

4. Jacqueline Badger Mars 20 miliard dollarë. Jacqueline Badger Mars është trashëgimtare e familjes Mars. Mars është kompania më e madhe e karamele në botë.

5. Gina Rinehart 17,7 miliardë dollarë. Ajo e ka krijuar pasurinë e saj nga projektet e mineraleve te hekurit dhe qymyrit në pjesët perëndimore dhe veriore të Australisë. Hekuri dhe qymyri është zbuluar nga babai i saj dhe ajo ka trashëguar pasurinë e tij duke u bërë kështu një nga femrat më të pasura në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Udhëzimi i ri për maturantët

Fuqia e femrës sot është shumë e madhe edhe pse ndonjëherë e nënvlerësuar. Por roli i gruas në shoqëri dhe në jetën e vendit është një ndër mekanizmat më të rëndësishëm të kohëve moderne. Por me fuqinë, vijnë edhe paratë. Sot ne dimë që femrat janë biznesmenet më të mira dhe […]