Ja çfarë kuptimi ka ngjyra dhe numri i trëndafilave!

administrator
Read Time2 Minutes, 21 Seconds

Të gjithë i duam lulet dhe aq më tepër trëndafilat. Të gjithëve na pëlqen që për ditëlindje të dhurojmë apo të na dhurojnë trëndafila, nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre janë ato.

Por pa marë në konsideratë numrin apo ngjyrën e trëndafilit, bukurinë dhe aromën e tyre unike, trëndafilat na përçojnë edhe një simbolikë të pasur kuptimesh. Ja cilat janë kuptimet që kjo lule fsheh.

E kuqe: Dashuri dhe romancë

Një nga simbolet më universale, trëndafili i kuq përfaqëson dashurinë e vërtetë. Po ashtu është shfaqur përgjatë historisë dhe nëpër kultura të ndryshme si simbol politik dhe religjioz. Numri i trëndafilave të kuq tregon se sa shumë të dhënë jeni pas kësaj dashurie. Trëndafilat e kuq tregojnë gjithashtu sa seriozë jeni ju në një lidhje.

E verdhë: Miqësi, gëzim

Trëndafilat e verdhë dërgojnë mesazhe të vlerësimit dhe dashurisë platonike pa nënkuptimin romantik të ngjyrave të tjera. Kjo ngjyrë përfaqëson ndjenjat e gëzimit dhe të kënaqësisë.

Rozë: Dashuri, vlerësim, mirënjohje

Ngjyra rozë mbart më vete konotacionin e hijeshisë dhe të elegancës, si dhe ëmbëlsinë dhe romancën poetike. Lulet me ngjyrë rozë të errët janë simbol i mirënjohjes dhe i vlerësimit dhe janë mënyrë tradicionale për të thënë faleminderit. Trëndafilat ngjyrë rozë të çelët janë të lidhur me butësinë dhe admirimin dhe po ashtu mund të përdoren si shprehje e simpatisë.

E bardhë: Pastërti, brishtësi, simpati

E njohur po ashtu si lulja e nuses, lulja e bardhë është lule tradicionale e martesës. Në këtë kuptim, e bardha përfaqëson unitet, virtyt dhe dëlirësinë e një dashurie të re. Trëndafilat e bardhë po ashtu janë të lidhur me respektin dhe nderimin, çka i bën të përshtatshëm për kujtimin e të dashurve që kanë ikur. Numri i trëndafilave të bardhë tregon se sa shumë doni që i dashuri apo e dashura të jepet pas jush.

E portokalltë: Dëshirë, entuziazëm dhe pasion

Një përzierje e të verdhës dhe të kuqes, trëndafilat e portokalltë janë parë si urë në mes miqësisë së simbolizuar nga trëndafilat e verdhë dhe dashurisë të përfaqësuar nga trëndafilat e kuq. Ata mund të jenë një dhuratë për të thënë “Jam krenar për ty”.

E purpurt: Magjepsje, madhështi, dashuri në shikim të parë

Ngjyra vjollcë ka një lidhje tradicionale me mbretëroren. Në këtë drejtim, nuancat e luleve me ngjyrë të purpurt sugjerojnë një frymë të madhështisë dhe shkëlqimit mbretëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Sot në mbrëmje Festivali Europian i Këngës

Të gjithë i duam lulet dhe aq më tepër trëndafilat. Të gjithëve na pëlqen që për ditëlindje të dhurojmë apo të na dhurojnë trëndafila, nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre janë ato. Por pa marë në konsideratë numrin apo ngjyrën e trëndafilit, bukurinë dhe aromën e tyre unike, trëndafilat na […]