Ja çfarë haet për mëngjes në vende të ndryshme të botës

administrator
Read Time2 Minutes, 56 Seconds

Dimë që mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës. Madje një mëngjes i shëndetshëm është një nga arsyet kryesore për një jetesë më të mirë.

Të gjithëve na pëlqen që në mëngjes të hamë gjëra të ndryshme, duke bërë kështu të larmishme tryezën tonë. Por jo çdo gjë që na pëlqen është e shëndetëshme.

Sipas studimeve në vende të ndryshme të botës, ashtu si ndryshojnë kulurat, traditat, veshja apo modeli i jetesës edhe ushqimet janë të ndryshme. Por ne do t`ju njohim me disa nga vendet me mëngjeset më të shëndetëshme.

Për ata që ende dyshojnë në faktin se sheqeri dhe yndyra janë armiku numër një dhe se lëngu i portokallit duhet të jetë patjetër pjesë e mëngjesit tani mund të jenë konfuz.

Sipas dietologëve shumë lloje të mëngjeseve mund të jenë të shëndetshme, por çdo gjë varetnga dieta ku ju fokusoheni.

Sipas dietologes Aisling Pigott, nuk ka mëngjes të mirë apo të keq, thjesht varet nga aktiviteti fizik dhe çfarë ju duheni të merrni nga ushqimi.Ndonjëherë mëngjesi është një lloj çlodhje me miqtë në fundjavë dhe ju do zgjidhni ëmbëslira.

Për shembull kultura irlandeze apo britanike e mëngjesit ka të bëjë me ushqime të skuqura. Në të njëjtën mënyrë kafe dhe pasta nga Evropa, pasi ndarja e punëve është e ndryshme”, ka thënë Pigott.

Në mënyrë ideale mëngjesi duhet të përfshijë karbohidrate-proteina dhe fruta e perime. Shuma e këtyre do të varet nga nivelet e madhësisë, gjinisë dhe aktivitetit.

Më poshtë në do t`ju trgojmë se cilat janë ushqimet më të shëndetshme që konsumohen në mëngjes nëpër botë:

1. Në Indi ushqimet kanë të bëjnë me një lloj të qullit të quajtur ‘Putu Pap’.

Qulli është ngrënë zakonisht me qumësht. Përmbajtja e lartë e fibrave dhe kalciumi nga qumështi e bën atë një fillim dite të ushqyeshme ku dhe trupi ndjehet i ngopur.

2. Në Kore ushqimi mund të qëndrojë në mes orizit, supës, mishit të kuq apo peshkut.

Ushqimet shpesh janë me yndyrë të lehtë dhe proteina nga mishi dhe peshku që do të ju ndihmojnë të ndiheni të plotë. Këto ushqime do t`ju ofrojnë një gamë të vitaminave B dhe minerale të tilla si zink apo hekur.

3. Mëngjesi në Islandë ka të bëjë me drithërat.

Një pjatë e mbushur me drithëra, të cila ofrojnë një sistem të shëndetshëm të tretjes së ushqimit dhe fibra në tërshëra që mund të ndihmojnë për të ulur nivelet e kolesterolit.

4. Në Mesdhe mëngjeset zakonisht janë të kujdesshme dhe në përgjithësi larg yndyrës.

Këto dieta theksohet të përbëhen nga perimet, frutat, arrat, fasulet, vaj ulliri dhe peshk.

5. Në Angli mëngjeset kanë të bëjnë me asortimente të pjekura në skarë.

Sallam, domate e pjekur në skarë, këpurdha dhe një vezë të zier pa lëvozhgë, apo një gotë me lëng të freskët të shtrydhur “, kështu fillon mëngjesi në Angli, madje nuk mungojnë Vitaminë A, vitamina B, vitaminë C, hekur, zink .

6. Mëngjes në Spanjë kanë si bazë domatet, të cilat ofrojnë disa nga komponimet anti-oxidant të pasura me përfitime shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Flisni me veten? Atëherë je një gjeni

Dimë që mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës. Madje një mëngjes i shëndetshëm është një nga arsyet kryesore për një jetesë më të mirë. Të gjithëve na pëlqen që në mëngjes të hamë gjëra të ndryshme, duke bërë kështu të larmishme tryezën tonë. Por jo çdo […]