ITALIA: MBËSHTESIM SHQIPËRINË NË EU 2018.

administrator
Read Time2 Minutes, 53 Seconds

Dita e II e punimeve te seminarit te mbajtur nga Asambleja e Keshillit Parlamentar te Europes (PACE), ishte e ngarkuar per delegacionin shqiptar. Tema: “Promovimi i integritetit ne qeverisje per te luftuar korrupsionin ne politike”, ndaj edhe te ftuarit ishin disa nga politikeberesit me emer te Italise si: Kryetari i Senatit Italian dhe ish prokurori antimafia z. Pietro Grasso, Kryeministri Italisë 2011-2013, ekonomisti i madh e Senatori i Perjetshem z. Mario Monti, gjithashtu dhe Kryetari i Autoritetit Antikorrupsion i Italise, z. Raffaele Cantone.Fjalen e hapjes e mbajti, Kryetari i senatit italian dhe ish-prokurori antimafia z. Pietro Grasso. Korrupsioni eshte kompleks dhe kercenim per kombin, ai demton te ndershmit e te pamundurit. Beteja kunder korrupsionit i perket te gjithe vendeve pjesetare te GRECO-s. Gjate diskutimit te tij z. Grasso citoi nje thenie te Papa Francesco mbi korrupsionin: – “Korrupsioni eshte nje e keqe, nje kancer qe gerryen jetet tona, dhe ne duhet ta luftojme sebashku, njerez te te gjitha besimeve edhe jo besimtaret, sepse jemi si floke debore nese jemi vetem, por behemi ortek nese jemi te bashkuar”.

Beteja ndaj korrupsionit eshte nje beteje qe duhet fituar, gjerat edhe ato me te pamundurat mund te ndryshohen nese punohet ndershmerisht e bashkarisht, theksoi z. Pietro Grasso.

Presidenti i Autoritetit Antikorrupsion te Italise z. Raffaele Cantone gjate fjalimit te tij tha se: prevenimi i korrupsionit eshte shume me i rendesishem se marrja e masave kur demi eshte bere. Duhet punuar qe ne fillim pikerisht tek konflikti i interesit, i cili eshte nje paradhome e korrupsionit. Kodi i sjelljes paraqet nje instrument te rendesishem per te kuptuar sjellje te dyshimta. Gjithashtu financimi i politikes duhet te kaloje ne shume filtra kontrolli, per te evituar korrupsionin qe bejne disa fondacione financuese te partive politike, te parave ne hyrje por edhe ne dalje. Edhe financimet modeste anonime jane te dyshueshme kur ato perbejne pjesen me te madhe te te ardhurave, theksoi z. Cantone

Me pas delegacioni shqiptar zhvilloi nje bisede te ngrohte me Senatorin e Perjetshem z. Mario Monti, ku u bisedua per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe ndihmen e vyer qe gjithmone Italia i ka dhene vendit tone duke u bere nje porte e hapur me perendimin.

Kryetari i delegacionit shqiptar dhe njeheresh Sekretari i Grupit Parlamentar te PS z. Ervin Bushati ne fjalimin e tij permbylles theksoi qe: ” Shqipëria është Europe. Europa ka probleme, jo vetem Europa lindore apo ato vende me demokraci te brishte si e jona qe po lufton per tu bere pjese e kesaj familje. Nuk ka nje Europe Lindore dhe nje Europe Perendimore: ka vetem 1 EU.  Perderisa kemi probleme te perbashkta, duhet te kerkojme edhe zgjidhje te perbashkta, kur jemi partner ne lufte, duhet te jemi edhe ne paqe.
Ne kemi sfida te medha, edhe kemi bere hapa te medha. Duhet bere edukimi i brezave te rinj, politika duhet te ndryshoje e te permiresoje sistemin arsimor. Ne kemi levizur shpejt por duhet te levizim akoma me shpejt”, -perfundoi z. Bushati.
Fjalen permbyllse te takimit dy ditor ne Rome e mbajti deputetja e Parlamentit italian dhe anetarja ne Delagacionin e PACE znj. Tamara Blazina, falenderoi pjesemarresit kete takim shume te frytshem dy ditor. Rakomandimet e dhena per Shqiperine ne rrugen e saj per ne Europe po plotesohen. Europa nuk mund te quhet e tille, pa anetaresimin e Europes Jug-Lindore. Per zhvillimet dhe detyrat e ngarkuara, qe ka permbushur Shqiperia ne e duam dhe Italia eshte dakort dhe mbeshtet Shqiperine ne rrugen e anetaresimit drejt UE ne 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ndërron jetë ish-kryeministri i Greqisë, Konstantinos Mitsotakis

Dita e II e punimeve te seminarit te mbajtur nga Asambleja e Keshillit Parlamentar te Europes (PACE), ishte e ngarkuar per delegacionin shqiptar. Tema: “Promovimi i integritetit ne qeverisje per te luftuar korrupsionin ne politike”, ndaj edhe te ftuarit ishin disa nga politikeberesit me emer te Italise si: Kryetari i […]