Ish-luftëtari i UÇK: Lufta jonë ka qenë për mbrojtje, kjo është madhështia e saj

Zemra e Tiranës
Read Time2 Minutes, 4 Seconds

 “Nuk kam moment më të lumtur në jetën time, sesa ai kur kam veshur uniformën e UÇK-së”. Kështu shprehet sot mes lotësh teksa i rikthehet asaj lufte të përgjakshme Kjan Guri, i riu kosovar që 22 vite më parë humbi në luftë të vëllanë.

“Të gjithë luftëtarët e lirisë të cilët kanë marrë pushkën në krahë për t’i dalë zot kësaj toke kanë qenë të përgatitur se mund të merrnin edhe plumbin, por përpara ne kemi pas një qëllim madhor: Ta çlirojmë këtë vend njëherë e përgjithmonë”, vijon ai rrëfimin e tij, rrëfim që ka marrë dhe të gjithë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka postuar në profilin e tij në “Facebook” të gjithë historinë e ish-luftëtarit kosovar.

“Pas rënies së vëllait, Feriz Guri, dëshira e babait ishte që unë ta trashëgoj dhe ta mbart armën e tij. Dhe ai kishte një porosi dhe një mesazh të qartë: Unë kam dhe djem të tjerë për Kosovën dhe se lufta për liri duhet të vazhdojë deri në çlirimin përfundimtar të vendit. Lufta jonë ka qenë për mbrojtje, kjo është madhështia e saj. UÇK nuk ka bërë krime, ka bërë luftë mbrojtëse. Ushtria dhe policia serbe nuk kanë kursyer asgjë, as fëmijët, as gratë shtatzënë, as motrat, as baballarët, as pleqtë. Si është e mundur që edhe pas 21 viteve, kriminelët nuk kanë dalë para drejtësisë“, shprehet Kjan Guri.

Ndërsa kryeministri Rama duke shprehur respektin e mirënjohjen e tij të vecantë për Kjanin, por dhe për të gjithë ata që sot mundësuan Kosovën e Lirë, nuk e fsheh keqardhjen për procesin me të cilin po i duhet të përballet UCK-së por dhe vetë Kosovës në Hagë.

“Liria ka emër, – shprehet Kryeministri, Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike. Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës”.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Qeveria, pagë 55 mijë lekë për 870 naftëtarë

 “Nuk kam moment më të lumtur në jetën time, sesa ai kur kam veshur uniformën e UÇK-së”. Kështu shprehet sot mes lotësh teksa i rikthehet asaj lufte të përgjakshme Kjan Guri, i riu kosovar që 22 vite më parë humbi në luftë të vëllanë. “Të gjithë luftëtarët e lirisë të […]