Irlanda zgjedh kryeministrin e ri, pjesë e komunitetit LGBT

administrator
Read Time58Seconds

Për herë të parë në historinë e saj, Republika e Irlandës do të ketë një kryeministër homoseksual. 38-vjeçari Leo Varadkar, mulat dhe pjesë e komunitetit LGBT, i cili u zgjodh kreu i partisë irlandeze së qendrës së djathtë “Fine Gael” do të marrë në dorë frerët e partisë më të madhe në koalicionin qeverisës irlandez si dhe do të jetë gjithashtu lideri më i ri i vendit. “Nëse dikush si unë, i një race të përzier dhe me të gjitha gjërat e tjera që formojnë karakterin tim, mund të bëhem kryeministër, atëherë mendoj që kjo përçon një mesazh të qartë te çdo i ri”, është shprehur Varadkar në fjalimin e tij pas zgjedhjes si kreu i Fine Gael.

Zgjedhja e një kryeministri homoseksual, ka hasur kundërshtime të mëdha nga populli irlandez i cili njihet si popull me tradita të forta katolike. Leo Varadkar e ka pranuar orientimin e tij seksual që në 2015 dhe do të jetë kryeministri më i ri në historinë e shtetit irlandez.

Varadkar është fëmijë i një infermiereje irlandeze dhe një doktori nga India

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Blues music ndryshe "muzika e djallit"

Për herë të parë në historinë e saj, Republika e Irlandës do të ketë një kryeministër homoseksual. 38-vjeçari Leo Varadkar, mulat dhe pjesë e komunitetit LGBT, i cili u zgjodh kreu i partisë irlandeze së qendrës së djathtë “Fine Gael” do të marrë në dorë frerët e partisë më të […]