Interviste me Administratorin e Njesise 8

Kledina Skëndo
Read Time4 Minutes, 51 Seconds

Gjithkush që e jeton metropolin e Tiranës, përmes angazhimeve të përditshme, punës dhe familjes shesh here e gjen veten të drejtuar nga zyrat e Njesise Administrative, e cila ofron shërbime informuese dhe plotësuese për banorët e saj. 

Drejtimin e saj, tashmë i është besuar një djali të ri energjik dhe të motivuar z.Dritan Dango.

Le të njihemi më shumë me profilin,formimin akademike  dhe eksperiencat e tij.

Ai është banorë i njësisë 8, ka lindur në 25 Dhjetor 1984 Tiranë, nxënës në shkollën e mesme “Partizani”. Studimet e larta i ka  kryer në degën Gazetari dhe Master për “Menaxhim Mjedisi”.  
Aktualisht  është duke ndjekur një specializim në temën “Qeverisja Europiane”.
Fillimet e tij kanë qënë në botën e gazetarisë në televizonin “Arberia” dhe “ Tv Koha”.  Me pas ka punuar si Këshilltar Ministri për cështjet e parlamentit me z. Erion Veliaj dhe z.Blendi Klosi.  
Në vitin 2018,  ka qënë pjesë në Bashkia Tiranë, Drejtoria e Mjedisit.   
Muaji  Dhjetor 2019 është fillesa e punës së tij  si Administratorë në Njesinë Nr. 8 

1-  Dritan, jemi pak kohë pas tërmetit dhe pasojave që ai la pas në vlerat materiale, por edhe dëmtimi psikologjik që mund të kenë pësuar shumë njerëz. Si po ecën plani i mbështetjes së këtyre familjeve të prekura nga tërmeti në njesine ku drejtoni?   

Tërmeti tashme ka kaluar dhe gjendja e panikut mund të themi se është trajtuar me një profesionalitet të madh nga gjithë Instancat më të larta Shtetërore. Goditjet nuk kursyen as shtëpitë e vjetra 100 vjecare. Nga ana e Bashkisë janë marrë të gjithë masat pararprake qe shtëpitë që janë shpallur të pabanueshme, së bashku me familjarët e prekur të përfitojnë Bonus Qiraje. Ndërkohë që ska munguar interesimi dhe ndjeshmëria e  madh nga ana e  deputetit z.Ervin Bushati i cili ka qene I pranishem në terren në të gjithe Njësinë  duke shkelur në cdo banesë të dëmtuar. Gjë që tregon se duke u ndjerë pjesë të një familjeje të madhe edhe momentet e vështira dimë t’i kalojmë bashkë.   

2- Ju më parë keni mbajtur postin e Këshilltarit në Ministrine e Mjedisit dhe Turizmit. Çdo të thotë pozicionimi tashmë si Administrator i Njësisë nr.8? Më shumë përgjegjësi, detyra? 

Të jesh Administratori i Njësisë 8 është një privilegj dhe një përgjëgjesi e madhe, kur  nën drejtimin tënde ke një zonë qe formohet me autoktonas, qytetarë, intelektual dhe figura të shquara  te Kryeqytetit. Në territorin e kësaj njësie, mirëkuptimi, bashkëjetesa dhe toleranca fetare. Njësia nr 8 konsiderohet Zemra e Tiranës, pjese e Zemres së saj janë banorët e mrekulleshëm të Lagjes Besa, që prej vitesh  japin shumë nga kultura e tyre si dhe bujarinë që i karaktereizon. Ndiehem I lumtur sot kur shoh që e gjithë njësia funksionon si një trup i vetem përballë të mirave dhe vështirësive sociale, kur shoh që të gjitha zemrat bashkohen në një. 

3- Zhvillimi i Tiranës po ecën me hapa fantastik dhe ne që jetojmë këtu e prekim çdo ditë nga afër ndryshimin. Më shumë shkolla, çerdhe, infrastrukturë, çfarë tjetër planesh zhvillimi për njësinë dhe për banorët si  pjese e saj?   

 Ka diçka që na duhet ta pranojmë pa kushte, sidomos referuar zhvillimit dhe ndryshimeve që Tirana jonë ka pësuar këto vitet e fundit: kryeqyteti nuk është më ai i pari! Njësia  8 është një nga zonat ku Bashkia Tirane ka investuar ndryshe nga më parë kur ishte lënë në harresë. Ka rrugë të shtruara, ka trotura të gjera dhe të strukturuara për karrocat dhe nënat me fëmijë, ka më shumë parqe lojërash, ka shkolla të përfunduara dhe të tjera në përfundim e sipër, ka hapësira të gjelbëruara dhe një zhvillim të hovshëm që e bën shumë më të pranueshëm dhe të pëlqyeshëm standardin e jetesës për çdo qytetar të Tiranës. Këtu mund të përmendin pazarin e ri që është kthyer në një nga zonat me të frekuentuara, Sheshi Selvia ku me parë ishte mbytur nga kioskat dhe tashme eshte kythyer në një lulishte ku frekunentohet nga te gjithe, rruga Besa ku me pare kishte vetem permbytje tashme jane shtruar te gjitha rruget.Bibloteka Hamit Beqaj eshte model ne te gjitha njesite. Ka dhe shume e shume projekte te tjera sic eshte rikonstruktimi  i Shkollës 9-vjeçare  “Misto Mame”  dhe  “Skender Caci”ne rrugën e Dibrës 

4- Si është të punosh me Ervin Bushatin, një politikan dhe figurë popullore që njerëzit e duan dhe vlerësojnë mjaftueshëm? Keni atakime në mendime, në strategji apo projekte? 

Ervini ose ndryshe sic jemi mesuar ta therrasim Nini eshte nje motor Energjik, plot me ide inovatore . Nini eshte shume I interesuar per punen qe zhvillohet ne njesine nr 8. Nuk eshte lehte te perballesh  me te pasi gjithmon kerkon ide te reja  duke filluar qe nga ceshtjet , sociale, sportive, mjedisore dhe politike. Cdo gje lidhet vetem me Njesine nr 8, #zemraTirones 

5- Puna juaj e përditshme i “hyn në hak” jetës private? Familja, shoqëria? Si është jeta jote përtej profilit si administratore?

Këtë periudhe puna kane qënë shume intesive. Kemi qene në emergjenca civile dhe më është dashur që sëbashku me stafin e njesise 8 te kemi punuar me orë të zgjatura deri në  16 orë. Jeten time mundohet ta mbush me aktivitet sportiv apo dhe kulturor, nderkohe qe vazhdoj dhe nje master shkencor për zhvillimin e njohurive në temën Qeverisje Europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati lexon për fëmijët në kampin e Vorës

Gjithkush që e jeton metropolin e Tiranës, përmes angazhimeve të përditshme, punës dhe familjes shesh here e gjen veten të drejtuar nga zyrat e Njesise Administrative, e cila ofron shërbime informuese dhe plotësuese për banorët e saj.  Drejtimin e saj, tashmë i është besuar një djali të ri energjik dhe […]