INSTAT: RRITET POPULLSIA PAS 15 VITESH

administrator
Read Time1 Minute, 0 Seconds

Pas 15 vitesh tkurrje, popullsia e Shqiperise ne Janar te ketij viti rezultoi me rritje. Sipas Institutit të Statistikave në 1 janar të këtij viti popullsia banuese e në vendin tonë arriti në 2 milionë e 876 mijë e 591 banorë nga 2 milionë e 875 mijë e 592 banorë që ishte një vit më parë. Për herë të parë që nga 2001, INSTAT thotë se lindjet ishin më të larta se sa vdekjet, shtuar këtu edhe emigracionin neto të popullsisë.

Përgjatë 2016-ës në vendin tonë lindën 32 mijë foshnja, ndërkohë që kanë vdekur 21 mijë persona. Kjo nënkupton se shtesa neto e popullsisë gjatë vitit të kaluar ishte 11 mijë persona. Por në të njëtën periudhë diferenca mes personave që emigrojnë dhe atyre që vijnë për të jetuar në Shqipëri ishte 10 mijë vetë, çka bën që shtesa neto e popullsisë të jetë vetëm 1 mijë persona.

Nga shifrat e INSTAT rezulton se Tirana, Durrësi dhe Vlora jane tre qarqet ku është rritur popullsia, ndërkohe që në 9 qarqet e tjera numri i popullsisë banuese ka shënuar rënie. Uljet më të mëdha të popullsisë janë vënë re në Gjirokaster, Dibër, Berat dhe Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Versioni Hirushja e vitit 2017/ opinion nga Anna Hotaj

Pas 15 vitesh tkurrje, popullsia e Shqiperise ne Janar te ketij viti rezultoi me rritje. Sipas Institutit të Statistikave në 1 janar të këtij viti popullsia banuese e në vendin tonë arriti në 2 milionë e 876 mijë e 591 banorë nga 2 milionë e 875 mijë e 592 banorë […]