Instalacioni `Reja` kthehet në kinema verore

administrator
Read Time1 Minute, 31 Seconds

Me afrimin e stinës së verës shumë aktivitete verore pritet të marin jetë. Instalacioni `Reja` prej kohësh e pozicionuar pranë Galerisë së Arteve, tashmë do të kthehet edhe në kinema verore, përveç aktiviteteve të tjera kulturore që zhvillohen aty. Për 10 ditë rresht, më saktësisht për 10 të marta rresht duke filluar nga data 30 maj deri më 1 gusht ku do të shfaqen filma italianë në gjuhën origjinale por të titruara në gjuhën shqipe. Nata e parë ka startuar mbrëmjen e djeshme me filmin `E di ai lart` me regji të Edoardo Falcone dhe ashtu si në edicionin e parë, ka mbledhur rreth vetes nën Re, të apasionuar të kinemasë të të gjitha moshave.

Filmat në programacion për edicionin e këtij viti, janë të llojit dramatik dhe komedi. Nga “Më falni që ekzistoj” me Paola Cortellesi dhe Raul Bova te filmi komik “Bukuroshët e babait” me regji të Guido Chiesa dhe aktor Diego Abatantuono, “Pafsh ëndërra të bukura” i Marco Bellocchio. Do të projektohen gjithashtu “E thërrisnin Jeeg Robot” një film shumë i vlerësuar nga kritika dhe shumë i dashur nga publiku, “Nuovo Cinema Paradiso” nga Giuseppe Tornatore, një evergreen i cili ka fituar Çmimin Oscar si Filmi më i Mirë i Huaj. Një tjetër vepër mjaft e bukur dhe e vlerësuar është filmi “E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku”, bazuar në veprën me të njëjtin titull të shkrimtarit, Alessandro d’Avenia, një roman që shpejt u bë një sukses ndërkombëtar.

Kjo nismë synon të ofrojë një mundësi për t’u takuar dhe argëtuar, për të rinj dhe të moshuar, që do të qëndrojnë në qytet gjatë verës me qëllim që të promovojë kinemanë bashkëkohore italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Tirana “vishet” me ngjyra, nisma e veçantë e fëmijëve

Me afrimin e stinës së verës shumë aktivitete verore pritet të marin jetë. Instalacioni `Reja` prej kohësh e pozicionuar pranë Galerisë së Arteve, tashmë do të kthehet edhe në kinema verore, përveç aktiviteteve të tjera kulturore që zhvillohen aty. Për 10 ditë rresht, më saktësisht për 10 të marta rresht […]