Industria e ndërtimit/Bushati: Motor bazë për ekonominë e së ardhmes

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 39 Seconds

Deputeti socialist, Ervin Bushati, i ftuar në një intervistë për Balkan Web, foli rreth ndihmave të ofruara nga vendet mike në Konferencën e Donatorëve si edhe për vijimësinë e procesit të Rindërtimit.

‘Ndërtimi si sektor pritet të dyfishohet të paktën në 2-3 vitet e ardhshme. Kjo do të ndikojë në ekonominë shqiptare dhe do të bëjë një zhvendosje të qëndrueshme dhe pozitive drejt një ekonomie me më shumë shërbime dhe ndërtim. Ekonomia pritet të zhvendoset nga bujqësia apo sektorë të tjerë që nuk do të jenë më e ardhmja e vendit’, deklaroi deputeti socialist.

Bushati shprehu se bashkë me turizmin dhe shërbimet, ndërtimi do të duhet që të tërheqë ekonominë shqiptare, e kjo do të jetë një pikë kthese.

‘Industria e ndërtimit do të jetë një ndër motorët kryesorë të ekonomisë sonë, pse jo edhe për katër vitet e ardhshme. Ka shumë anë pozitive kjo, përveç mbështetjes humanitare, solidaritetit që tregohet apo politikave diplomatike’, shtoi Bushati.

Më tej anëtari i Komisionit të Ekonomisë pohoi se mbështetja ekonomike dhe mënyra si do të merren këto grante dhe kredi, do na bëjë që ne natyrshëm të jemi të përgatitur edhe për procedurat e tjera në të ardhmen. Bushati tregoi se nëse do të dimë që sot të përgatitemi për të thithur këto fonde, me biznes-plane të qarta dhe me transparencë, do jemi të gatshëm që edhe pas disa viteve, pasi të kemi marrë ftesën, të mund të aplikojmë dhe për fonde të tjera në BE.

‘Pra, kjo duhet parë si një pikë kthese jo vetëm për marrëdhënien tonë me BE-në dhe me komunitetin ndërkombëtar, por edhe të strukturës së asaj që do të jetë ekonomia e ardhshme e Shqipërisë’, theksoi së fundmi kreu i PS-Tiranë.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Deklaratat e Metës/Bushati: Lëvizjet e Presidentit, politike! Më 2 mars nuk ndodh asgjë!

Deputeti socialist, Ervin Bushati, i ftuar në një intervistë për Balkan Web, foli rreth ndihmave të ofruara nga vendet mike në Konferencën e Donatorëve si edhe për vijimësinë e procesit të Rindërtimit. ‘Ndërtimi si sektor pritet të dyfishohet të paktën në 2-3 vitet e ardhshme. Kjo do të ndikojë në […]