India thyen rekordin e Rusisë, nis në orbitë 104 satelitë

administrator
Read Time39Seconds

Mesa duket India është një nga lojtarët kryesorë në fushën hapësinore. Ajo ka shënuar një rekord të ri botëror duke nisur me sukses në orbitë 104 satelitë me një hedhje të vetme e duke thyer rekordin e mëparshëm prej 37 satelitësh të lëshuar nga Rusia në vitin 2014.

Zyrtarët e projektit e cilësuan lëshimin e satelitëve si ditë historike për Indinë. Satelitet do të përdoren për qëllime civile, komunikacion, motin e studime shkencore.

Nga 104 satelitët e vegjël me peshë 10 kg secili, të lëshuar në orbitë, 96 prej tyre u përkasin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Izraeli, Kazakistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicra dhe Holanda janë pjesëmarrëset e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rruga e Dibrës/ Nis së shpejti rehabilitimi i fasadave në godinat publike

Mesa duket India është një nga lojtarët kryesorë në fushën hapësinore. Ajo ka shënuar një rekord të ri botëror duke nisur me sukses në orbitë 104 satelitë me një hedhje të vetme e duke thyer rekordin e mëparshëm prej 37 satelitësh të lëshuar nga Rusia në vitin 2014. Zyrtarët e […]