Indi, dhjetëra viktima nga rrëzimi i një muri

administrator
Read Time42Seconds

Një ceremoni martesore në Indi është kthyer në një tragjedi të vërtetë. Shembja e një muri në një sallë dasmash ka shkaktuar vdekjen e të paktën 22 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Prokurori i rajonit Raxhastan, tha se të ftuarit kanë vrapuar për t’u futur brenda pas fillimit të një stuhie rëre por ndërkohë një mur 3.5 metra i lartë u shemb mbi ta. Të paktën 22 persona që mbetën poshtë murit humbën jetën, ndërsa 26 të tjerë u plagosën.

Zyrtarë të policisë thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën dhe numri i viktimave mund të rritet. Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në zonë, puna për të nxjerrë të bllokuarit poshtë murit të shembur ishte e vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kosovë, 11 Qershori caktohet si datë e zgjedhjeve

Një ceremoni martesore në Indi është kthyer në një tragjedi të vërtetë. Shembja e një muri në një sallë dasmash ka shkaktuar vdekjen e të paktën 22 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Prokurori i rajonit Raxhastan, tha se të ftuarit kanë vrapuar për t’u futur brenda pas fillimit […]