Inaugurohet Bulevardi i Ri i Tiranës

Editor
Read Time1 Minute, 48 Seconds

Inaugurohet Bulevardi i ri të Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj ndezën së bashku dritat e tij, teksa i ftuan qytetarët që të votojnë partinë socialiste në 25 qershor. Veliaj tha se projekti u ideua nga Rama në 2011, ndaj dhe vota pro tij do të thotë vazhdimësi e investimeve strategjike për qytetin.

Në fjalën e tij, Veliaj tha: Unë e mbaj mend shumë mirë projekt-idenë e Edit për bulevardin e ri dhe atë që quhej parku T. E mbaj mend fuqinë e jashtëzakonshme të asaj ëndrre që Edi vizatoi 2011. Unë jam shumë i privilegjuar që mu dha pikërisht mua mundësia ta përkthej vizionin e Edit në 2011, pas gjumit 4-vjecar në një punë konkrete.

Nërkohë, Kryministri Edi Rama, u shtreh: Na jepni fuqinë që të vazhdojmë më tutje se po luajtët ju me votën nuk është aspak cudi që bulevardi të mos vazhdojë se nuk janë të gjithë njësoj. Dhe Lulin e keni shalqi me provë, e keni provuar një herë. Të paktën në Tiranë nuk mund të bëhet më ky gabim.

Janë inauguruar vetëm 400 m e para të bulevardit të ri, hapësirë që nis nga ish-Stacioni i Trenit e vijon në drejtim të Paskuqanit. Hapja e tij për qytet do ti japë akses banorëve për parkimin nëntokësor me kapacitet 328 automjete.

Në këtë segment me gjerësi 70 metra, vetëm 1/3 do të përdoret nga automjetet. Pjesa tjetër do t’i dedikohet korsive të biçikletave dhe hapsirave pedonale, element i të cilave është edhe gjelbërimi. Por ky segment i ri, ndonëse e zgjeron Tiranën drejt veriut, nuk integrohet me akset rrugore në veri të vendit. Në këto kushte Bashkia po vlerëson edhe zgjidhje alternative për të siguruar vazhdimësi të aksit të Bulevardit të Ri.

Projekti i Bulevardit të ri kushton 26 milion euro të kredituara nga fondi Abu Dabi. Bashkia parashikon që kredia të ketë efekt neutral mbi buxhetin e saj dhe të shlyhet përmes të ardhurave që do të sigurohen nga lejet zhvillimore, duke nisur nga viti 2018.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Krijohet supermagneti për prodhimin e energjisë së pastër

Inaugurohet Bulevardi i ri të Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj ndezën së bashku dritat e tij, teksa i ftuan qytetarët që të votojnë partinë socialiste në 25 qershor. Veliaj tha se projekti u ideua nga Rama në 2011, ndaj dhe vota pro tij do të thotë vazhdimësi e […]