Ilir Meta merr në dorë situatën: Me mua në krye do çmontojmë shtetin që po i merr shpirtin drejtësisë

Editor
Read Time58Seconds

Presidenti i vendit, Ilir Meta, duket i vendosur në betejën kundër qeverisë. Gjatë emisionit “Fakt” të gazetarit Cim Peka, ai argumentoi se beteja është e të gjithve, me atë vetë në krye, për të çmontuar shtetin e propagandës, pasi sipas tij po i merr shpirtin shtetit të së drejtës.

Pjesë nga intervista

“Beteja është të gjithë së bashku, me në krye presidentin, të çmontojmë shtetin e propagandës, sepse po i merr shpirtin shtetit të së drejtës. Të çmontojmë shtetin e gënjeshtrës, sepse po i merr shpirtin shtetit të vërtetës. Unë jo rastësisht erdha në studion tuaj, sepse kam pasur oferta edhe nga kolegët e tjerë.

Situata e medieve në Shqipëri është e rëndë, është në kapje të tmerrshme, në mënyrë që të imponohet disinformimi, të humbasin besimin, nënshtrohen dhe të pranojnë këtë situatë si një fatkeqësi që nuk mund të evitohet. Unë jam i bindur që populli ynë, shumë shpejt do të gjejë rrugën e të vërtetës dhe të integrimit të shpejtë drejt BE-së”, tha Kreu i Shtetit në ‘Syri.net’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

VIDEO/ Përplasje politike në ceremoninë e 76-vjetorit të betejës së Gerhotit

Presidenti i vendit, Ilir Meta, duket i vendosur në betejën kundër qeverisë. Gjatë emisionit “Fakt” të gazetarit Cim Peka, ai argumentoi se beteja është e të gjithve, me atë vetë në krye, për të çmontuar shtetin e propagandës, pasi sipas tij po i merr shpirtin shtetit të së drejtës. Pjesë […]