Humb jetën në moshën 94-vjeçare babai i miliarderit Bill Gates

Bleona Hoxha
Read Time46Seconds


William H. Gates, babi i miliarderit Bill Gates, ka humbur jetën në moshën 94-vjeçare. Lajmin ebëri të ditur familja e tij.

Në njoftimin e familjes thuhet se avokati, filantropi dhe veterani i ushtrisë amerikane vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Uashington pasi vuante nga sëmundja e Alzheimerit.

William u vlerësua për përkushtimin e tij të madh për barazinë ekonomike dhe shoqërore, duke theksuar se ai ishte përgjegjës për përpjekjet e para të fondacionit “Bill & Melinda Gates” për përmirësimin e shëndetit të njerëzve në mbarë botën, shkruan Daily Mail, shkruan Gazeta Express.

“Urtësia, zemërgjerësia, dhembshuria dhe përulësia e babait tim patën një ndikim të madh te njerëzit përreth botës”, shkroi Bill Gates në një letër kushtuar prindit të ndjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

William H. Gates, babi i miliarderit Bill Gates, ka humbur jetën në moshën 94-vjeçare. Lajmin ebëri të ditur familja e tij. Në njoftimin e familjes thuhet se avokati, filantropi dhe veterani i ushtrisë amerikane vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Uashington pasi vuante nga sëmundja e Alzheimerit. William […]