Holandë, Rutte rikonfirmon edhe një herë mandatin e kryeministrit

administrator
Read Time1 Minute, 22 Seconds

Kryeministri holandez, Mark Rutte doli fituesi i zgjedhjeve parlamentare të cilat u mbajtën dje në Holandë. Rutte i drejtohet kështu mandatit të tij të tretë, duke u konfirmuar si një prej politikanëve më të suksesshëm. 50-vjecari drejton partinë e tij per Liri dhe Demokraci që prej 2006-ës dhe vendin që prej 2010-s, duke qenë arkitekti i kapërcimit të krizës ekonomike.

Mesazhi i tij liberal i bashkimit dhe tolerancës bindi shumicën e holandezëve që votuan për vazhdimësinë e politikave të tij. Por analistët mendojnë se shumë votues u bindën vetëm së fundmi të votonin për Rutte, pasi ai nuk i`u bind presionit të madh nga Turqia, pavarësisht përballjes së fortë diplomatike. Humbësi i zgjedhjeve në krahun tjetër është, Gert Wilders, i cili e bazoi platformën e tij politike në mesazhe kundër emigracionit dhe rrezikut që po i vjen Holandës nga islamizimi. Duke parashikuar humbjen, lideri i partisë së Lirisë, që më herët tha se rezultati i zgjedhjeve s’ka rëndësi, pasi revolucioni i nisur nuk mund të ndalet.

Me mesazhin, “Holanda i përket holandezëve”, Wilders premtoi se do të nxirrte vendin nga BE-ja, do të mbyllte xhamitë dhe do të ndalonte kuranin. Mesazhi i tij mori mjaft mbështetje, por jo mjaftueshëm sa për të bërë ndryshimin e madh dhe humbja e tij qetëson ndjeshëm vendet e tjera evropiane, sidomos ato që së shpejti do të përballen me zgjedhje, si Franca dhe Gjermania, ku forcat populiste kanë fituar mjaft terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Si te ushqejmë sa më shëndetshëm qenin tonë

Kryeministri holandez, Mark Rutte doli fituesi i zgjedhjeve parlamentare të cilat u mbajtën dje në Holandë. Rutte i drejtohet kështu mandatit të tij të tretë, duke u konfirmuar si një prej politikanëve më të suksesshëm. 50-vjecari drejton partinë e tij per Liri dhe Demokraci që prej 2006-ës dhe vendin që […]