Holanda, vendi pa të burgosur. Në 2016 u mbyllën 5 burgje.

administrator
Read Time51Seconds

Gjithnjë e më shumë shohim njerëz që dënohen për vepra të ndryshme kriminale. Në ditët e sotme qelitë e burgjeve janë të mbipopulluara dhe tek ne ky është një problem. Por jo të gjitha vendet kanë këtë shqetësim, madje ekziston një vend i cili që prej 2009 ka filluar të mbyllë burgjet. Holanda ka mbyllur plot pesë burgje në 2016, 19 burgje u mbyllën në 2014 dhe tetë në 2009.

Niveli i krimit në vend ka rënë me 0.9% në vit, dhe gjyqtarët japin vendime të shkurtra. Kjo do të thotë se 3 mijë qeli dhe 300 vende për të rinjtë nuk do të jenë më deri në 2021.

Sipas `The Guardian` Norvegjia po kërkon të dërgojë të burgosurit e tepërt të kryejnë dënimin në Holandë, që kur sistemi i tyre i burgjeve është mbipopulluar, dhe Holanda ka hapësira. Përpos shumë problemeve që mund të ketë një vend, të mos kesh të dënuar mjaftueshëm për të mbushur burgjet është ndoshta më e mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bashkia e Tiranës përuron këndin e nëntë të lojërave për fëmijë

Gjithnjë e më shumë shohim njerëz që dënohen për vepra të ndryshme kriminale. Në ditët e sotme qelitë e burgjeve janë të mbipopulluara dhe tek ne ky është një problem. Por jo të gjitha vendet kanë këtë shqetësim, madje ekziston një vend i cili që prej 2009 ka filluar të […]