Histori: 24 Maj, Kongresi i Përmetit

Editor
Read Time1 Minute, 13 Seconds

Pak muaj pas mbajtjes së Konferencës së Teheranit, (28 nentor – 1 Dhjetor 1943) midis Tre Aleatëve të Mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u akordua edhe mbi mbështetjen që i duhej dhënë frontit antifashist në Ballkan, pikërisht më 24 Maj të vitit 1944 u mbajt në Përmetin e çliruar Kongresi i parë Antifashist Nacionalclirimtar.

Vendimi për mbajtjen e këtij Kongresi u mor më 15 prill 1944 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalclirimtar.

Zgjedhja e Përmetit për mbajtjen e këtij Kongresi nuk ishte rastësore. Ky qytet ishte çliruar nga forcat antifashiste nacionalclirimtare  dhe afirmonte më së miri rolin e tyre si forcat që do të vendosnin edhe më tej mbi fatet e vendit.

Në Kongres morën pjesë 200 delegatë nga e gjithë Shqipëria, nga zonat e çliruara dhe nga ato ende të paçliruara nga pushtimi nazist. 

Vendimet kryesore:

1. Të ndërtohet Shqipëria e re dhe demokratike sipas vullnetit të popullit që sot e shpreh solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm  Antifashist Nacionalclirimtar.

 2. T’i ndalohet ish mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohet brenda apo jashtë vendit kundër vullnetit të popullit.

 3. Të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushuesve gjermanë dhe tradhëtarëve shqiptarë deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik popullor në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kur duhet të martoheni sipas horoskopit

Pak muaj pas mbajtjes së Konferencës së Teheranit, (28 nentor – 1 Dhjetor 1943) midis Tre Aleatëve të Mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u akordua edhe mbi mbështetjen që i duhej dhënë frontit antifashist në Ballkan, pikërisht më 24 Maj të vitit 1944 u mbajt në […]