Heqja e statusit “Zonë Muze”/ Veliaj dëgjesë publike me banorët e Njësisë #8

Editor
Read Time47Seconds

Pas heqjes së statusit “Zonë Muze”, kryebashkiaku Erion Veliaj do të zhvillojë dëgjesë publike me banorët e Njësisë #8. ZemraeTiranës bën me dije se takimi do të kryhet ditën e nesërme në orën 16:30 në ish-lagjen “Formimi i Partisë”.

Nisma për heqjen e statusit të “Zonës Muze” u ndërmor nga deputeti Ervin Bushati, duke respektuar premtimin e kryer gjatë fushatës së bashku me kryebashkiakun e Tiranës.

Heqja e statusit do të thotë se banorët e kësaj zone do të kenë mundësinë të zhvillojnë pronën e tyre, në veçanti për banesat e vjetra me qerpiç, të cilat janë kthyer në rrezik për banorët.

Për të mësuar më shumë mbi zhvillimin dhe ndërtimin që do të mund të kryhen në këtë zonë jeni të ftuar të merrni pjesë në bashkëbisedimin me kryebashkiakun Erion Veliaj.

ZemraeTiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ndahet nga jeta pioneri i muzikës rock 'n' roll, Chuck Berry

Pas heqjes së statusit “Zonë Muze”, kryebashkiaku Erion Veliaj do të zhvillojë dëgjesë publike me banorët e Njësisë #8. ZemraeTiranës bën me dije se takimi do të kryhet ditën e nesërme në orën 16:30 në ish-lagjen “Formimi i Partisë”. Nisma për heqjen e statusit të “Zonës Muze” u ndërmor nga […]