Hapja e Unazës së Vogël, zgjidhje për fluksin e automjeteve

administrator
Read Time1 Minute, 28 Seconds

Më pak trafik për disa segmente në Tiranë. Rruga e Dibrës dhe segmente të tjera rrugore duket se më në fund `shpëtuan` prej trafikut mbytës. Qytetarët nuk kanë pse të vijnë rreth e qark Tiranës për të shkuar në qendër të qytetit.Me hapjen e Unazës së Vogël trafiku është lehtësuar por nuk mund të themi që i ka dhënë zgjidhje përfundimtare trafikut në kryeqytet.

Ky segment është një tjetër rrugë që përmbush të gjitha standardet. Unaza ka 4 korsi për kalimin e automjeteve, 2 për biçikleta, hapësira të mjaftueshme në trotuare për këmbësorët si edhe një një korsi të veçantë të pajisur me sinjalistikë për personat e verbër.

Hapja e Unazës së Vogël, ajo pas Hotel “Tiranës” vjen pas më shumë se 9 muaj punimesh dhe spostimit të nënstacionit elektrik që dukej se pengonte inaugurimin e këtij segmenti në kohë.

Kjo nuk është zgjidhja e vetme e evitimit të trafikut në Tiranë, pasi gjithmonë do të ketë fluks dhe ngarkesa në rrugët tona, por evitimi i lëvizjeve të tepërta është një element i cili do të ishte një rregullator i mirë për të ndalur disi trafikun në qytetin tonë të madh.

Hapja e më shumë rrugëve nuk do të thotë më pak trafik, por në një kohë që Tirana është në `rikontruksion` qytetarët duhet të tregohen mirëkuptues dhe të kufizojnë disi  përdorimin e automjeteve dhe të përdorin mjetet alternative të transportit, madje kjo do të ishte më e shëndetshme për qytetin dhe vetë banorët, pasi në qytet do të kishte më pak smog.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

BUXHETI: thjesht për Shqiptarët!/ nga Deputeti Ervin Bushati

Më pak trafik për disa segmente në Tiranë. Rruga e Dibrës dhe segmente të tjera rrugore duket se më në fund `shpëtuan` prej trafikut mbytës. Qytetarët nuk kanë pse të vijnë rreth e qark Tiranës për të shkuar në qendër të qytetit.Me hapjen e Unazës së Vogël trafiku është lehtësuar […]