Habit Basha/ Do ju mbajmë shënim emrat, do hetoheni nga Antimafia

Editor
Read Time1 Minute, 33 Seconds

“Dua të paralajmëroj çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vëzhgojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat.

Nesër do ju ndjekim këmba-këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çka votohet sot nga ‘Landfilli’ i Republikës me ligj, pasi ky projekt eshte diskutuar në restorantin luksoz të Ramës, ndërsa në fakt është në pronësi të familjes Kola. Kjo kompani nuk ka kryer asnjë punë. Bardhi Konstruksion SHKP ka kapital 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për 1 operator. Ka hyrë në lojë për të futur paratë e pista të drogës, e njëjta skemë si me Unazën e Re.

Vlerat e një km në terren fushë, pa asnjë vepër madhore dhe vështirësi, shkon në 17 mln euro për km (rruga Milot-Balldren). Për të kuptuar këtë skemë mafioze të vjedhjes së parave të shqiptarëve dhe pastrimit të parave të drogës, për leverdi të Ramës dhe klientëve të tij, duhet të shpjegohet kjo kosto. Ky projekt u parashikua me vlerën 130 mln euro. Më pas tenderi u hap me shtesë 50 mln euro. Në kontratë vlera shkoi në 216 mln euro dhe me TVSH 260 mln euro.

Vlera në pagesat e përgatitura shkon në 40 mln euro më shumë. Të dashur qytetarë formula e vjedhjes së parave tuaja është e thjeshtë; fryhen kostot dhe ato shtesat i merr Rama dhe klientët e tij. Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, grabitës psiqik. Çdo koncesion dhe kontratë korruptive ka një destinacion; xhepat e Ramës pa asnjë përfitim për qytetarët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati: Kushtetuta, ABC e çdo shteti. Meta ka vënë në rrezik demokracinë

“Dua të paralajmëroj çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vëzhgojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjekim këmba-këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën […]