Greqia miraton masat shtrënguese, protestat vijojnë

administrator
Read Time49Seconds

Edhe pse kryeqyteti grek, Athinë, u përfshi nga protesta masive për shkak të votimit që pritej të bëhej në parlament të cilat synonin forcimin e masave shtrënguese, duket se kjo nuk është marrë pasrasysh. Kjo pasi po mbrëmë pavarësisht protestave, parlamenti grek ka votuar masat e reja shtrënguese të kërkuara nga BE dhe FMN, të cilat i hapin rrugë dhënies së një pjesë të huasë ndihmë për vendin.

Mijëra pensionistë kanë kundërshtuar masat e reja që parashikojnë shkurtim të mëtejshëm të pensioneve për periudhën 3 vjeçare në vijim. Protesta u organizua një ditë pas një greve të përgjithshme e cila krijoi bllokim të porteve dhe paralizë në sistemin e transportit në mbarë vendin. Qeveria greke ka premtuar të forcojë masat e kursimit në këmbim të marrjes së një kësti të ri huaje, e cila i duhet për të shlyer një pjesë të borxhit të vjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

TRAINIM: 3 ditë në mrekullinë MADRID.

Edhe pse kryeqyteti grek, Athinë, u përfshi nga protesta masive për shkak të votimit që pritej të bëhej në parlament të cilat synonin forcimin e masave shtrënguese, duket se kjo nuk është marrë pasrasysh. Kjo pasi po mbrëmë pavarësisht protestave, parlamenti grek ka votuar masat e reja shtrënguese të kërkuara […]