Greqi, ishulli i Lesbos tronditet nga tërmeti 6.3 ballë

administrator
Read Time56Seconds

Në Greqi është raportuar viktima e parë nga tërmeti 6.3 ballë që goditi të hënën pasdite ishullin e Lesbos. Një grua 45 vjeçe është nxjerrë e vdekur nga rrënojat e shtëpisë së saj në fshatin Vrisas. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të komunikojnë me një grua tjetër që gjithashtu ndodhet nën rrënoja.

Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit ishte në hapësirën detare rreth ishullit të Lesbos, në det, në thellësi 10 kilometra. Tërmeti u ndje deri në Athinë, por edhe në qytetin turk Izmir, që ka një distancë jo shumë të largët nga ishulli. Nisur nga thellësia e vatrës, sizmologët vlerësojnë se tërmeti ishte sipërfaqësor. Rrjedhimisht do të ketë një numër të madh lëkundjesh metasizmike

Nga tërmeti raportohen dëme të vogla kryesisht në zonën Plomari, e njohur për prodhimin e uzos me të njëjtin emër. Disa banesa të vjetra janë shembur, ndërsa për shkak të rrëshqitjes së gurëve janë bllokuar disa prej akseve rrugore të ishullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Të shtëna me armë në Mynih

Në Greqi është raportuar viktima e parë nga tërmeti 6.3 ballë që goditi të hënën pasdite ishullin e Lesbos. Një grua 45 vjeçe është nxjerrë e vdekur nga rrënojat e shtëpisë së saj në fshatin Vrisas. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të komunikojnë me një grua tjetër që gjithashtu ndodhet […]