Gjimnazi Partizani/ 55 vjet histori suksesi

Gjimnazi “Partizani” работа shënoi këtë vit 55-vjetorin e ditës së parë kur kjo godinë e edukimit hapi dyert për nxënës të zonës. Ndër vite, me breza të tërë, banorë të zonës, https://jobitel.com kryesisht të asaj që sot mbulohet nga Njësia Administrative nr.8, mundën të kalonin përmes bankave të kësaj shkolle. Fillimisht u nis si shkollë 7-vjecare e më pas u kthye në një nga gjimnazet më të mira të vendit, ku sot krenohet me emra të njohur e të suksesshëm të fushave të ndryshme të jetës, të cilët si emërues të përbashkët kanë pasur pikërisht gjimnazin “Partizani”.

Kendi i figurave qe kane jane maturuar ne gjimnazin “Partizani”

Ky përvjetor ishte disi edhe më i veçantë pasi përkonte edhe me 75-vjetorin e çlirimit të vendit. Jo rastësisht, këto dy ngjarje lidhen me njëra-tjetrën. Emri i gjimnazit u vendos në nderim të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, por edhe për shkak se e gjithë zona njihej si bazë për heronjtë e çlirimit. Për këtë arsye, festa e 55-vjetorint duhet të ishte një ngjarje që duhet të mbahej mend gjatë. Objektiv ky i arritur si rrjedhojë edhe e një organizimi të shkëlqyer nga stafi aktual.

Në kuadër të kësaj feste, “Zemra e Tiranës” vizitoi gjimnazin për të kuptuar më shumë rreth organizimit, por edhe për të vëzhguar nga pranë këtë institucion edukimi.
Menjëherë sapo u gjendëm brenda ambienteve, kuptuam se kjo godinë mbart pas vetes histori dhe vlera për kryeqytetin. Prezantimi i parë është këndi i madh i personaliteteve të njohur që kanë kaluar përmes “Partizanit”. Më pas, këndet e mbushura me nxënës të dalluar, histori suksesi në aktivitete shkollore, kulturore dhe sportive.

Nën një frymë pozitive që të përcillnin mesazhet sensibilizuese të krijuara nga nxënësit e që  kushdo mund ti shihte, u takuam me drejtuesen e gjimnazit, znj. Luiza Mustafaj. Ajo na priti me dashamirësi dhe dy herë më i madh ishte gëzimi i saj kur mësoi se ishim aty në kuadër të 55-vjetorit.


Në intervistën e mëposhtme do të mund të mund të kuptoni më shumë në lidhje me festën, por edhe diçka më shumë për karrierën e saj.

Gjimnazi Partizani shënoi këtë vit 55-vjetorin e krijimit. Çfarë do të thotë kjo për ju  dhe cilat ishin aktivitetet që u organizuan në kuadër të përvjetorit ?

Aida Llazani, Luiza Mustafaj, Ervin Bushati, Leonidha Janku, Dritan dango

Para 5 viteve ne festuam 50-vjetorin e shkollës. Ky përvjetor u konceptua nga ne si festa e brezave të kaluar të “Partizanit”.

Ndryshe e konceptuam 55-vjetorin. Kjo ishte festa e nxënësve, prindërve dhe mësuesve aktualë të shkollës sonë të dashur.

  Me këtë rast organizuam, në bashkëpunim me komunitetin dhe Muzeun Historik Kombëtar, një aktivitet madhështor. Meqënëse ky vit përkonte bukur edhe me 75-vjetorin e lirimit të Atdheut, kjo festë u konceptua si një buqetë këngësh, vallesh dhe interpretimesh me natyrë patriotike. 

Për mua është krenari e madhe dhe një kënaqësi e veçante pasi mu dha mundësia të organizoj edhe këtë 55-vjetor.

 Gjimnazi Partizani ndodhet në zemër të Tiranës dhe natyrisht shumica e banorëve të kësaj zone janë edukuar në bankat e këtij gjimnazi, gjithashtu shumë prej personaliteteve të rëndësishme janë edukuar në këto banka. Në perceptimin tuaj, sa ka ndikuar gjimnazi Partizani në edukimin dhe zhvillimin e mentalitetit në këtë zonë? Pa harruar që në 20-vjeçarin e fundit, gjimnazi Partizani ka pritur me dyer të hapura edhe nxënës nga zona të cilat u banuan pas viteve 90, kryesisht nga familje të ardhura nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Gjimnazi “Partizani” është vërtetë zemra e Njësisë 8 dhe ne si staf mësimor jemi përpjekur të bëjmë maksimumin tonë në edukimin e brezave të çdo kohe. Komuniteti i nxënësve tanë është tepër heterogjen dhe ne këtë e kemi parë si një mundësi të mirë për të marrë më të mirën nga banorët e vjetër dhe ata të rinj të zonës përreth, por edhe nga zonat me larg që kanë preferuar të zgjedhin shkollën tonë si vatër të edukimit të fëmijëve te tyre.

   Kjo, e alternuar edhe me punën e shkëlqyer të stafit tonë, na ka dhënë mundësinë të ngjitemi në 5 vendet e para të renditjes së gjimnazeve të Tiranës sipas Kartës së Perforëmancës.

Gjatë viteve të drejtimit tuaj, cili ka qenë momenti më i vështirë që jeni përballur dhe ai më i bukuri?

Luiza Mustafaj gjate aktivitetit per 55-vjetorin

Unë jam emëruar si mësuese e gjuhës dhe letërsisë në gjimnazin “Partizani” në vitin 2003. Drejtimin e kam marrë në vitin 2011. Ky ka qenë vërtetë një moment i vështirë pasi shkolla ishte me dy turne dhe me një kontigjent të vështirë nxënësish.

Me është dashur të përdor strategji pedagogjike nga me striktet për të zbatuar vizionin që kisha në mendje për përmirësimin e imazhit dhe disiplinës.

Mendoj se e kam arritur. Që nga viti 2012 shkolla funksionon me një turn dhe ka një pozicionim tepër dinjitoz në renditje. Po kështu ne identifikohemi si shkolla e talenteve, kjo për shkak të trofeve të shumta në sporte, konkurse të të gjitha disiplinave, olimpiada dhe në rezultate të Maturës Shtetërore.

  Momente të bukura ka shumë në punën tonë, por do të veçoja pikërisht dy përvjetorët që përmenda: 50 dhe 55 vjetorin e shkollës te cilat me kane dhëne kënaqësi të veçantë në organizimin e tyre. Do të përmendja si kënaqësi te jashtëzakonshme momentet kur ish-maturantet rikthehen në shkollë për te festuar përvjetorët e maturës. Më i veçanti ka qenë një 50-vjetor me mësuesin e letërsisë dhe ish-drejtorin, Tarik Llagami. Ishte një mrekulli të shihje të mbledhur përsëri një klasë të tërë me 68-vjecare bashkë me mësuesin kujdestar në të njëjtat banka.

Ka disa versione për vendosjen e emrit të kësaj shkolle si psh, 20-vjetori i çlirimit, por edhe për shkak të zonës e cila njihej zi bazë e luftëtarëve të LANC. A keni ju një version zyrtar ?

Për sa i përket emrit të shkollës, versioni zyrtar është se shkolla u themelua në vitin 1964, vit i cili përkonte me 20-vjetorin e Çlirimit. Është marrë parasysh edhe fakti që zona perrëth njihej si bazë e LANÇ.


Pas bashkëbisedimit me znj. Mustafaj, kërkuam për mësuesin më të vjetër të shkollës, si njohësin më të mirë të brezave që kanë kaluar dhe të historisë së shkollës. Na informuan se ai ishte mësuesi i edukimit fizik, z. Leonidha Janku, i cili prej vitit 1979 ka qenë pjesë e stafit të gjimnazit “Partizani”. Për të, ky gjimnaz është gjysma e jetës.

Më poshtë intervista me z. Leonidha Janku

Prej sa vitesh jepni mësim në gjimnazin “Partziani” dhe si kanë qenë prezantimi juaj I parë me këtë shkollë?

Unë kam nisur të jap mësim që nga viti 1979, menjëherë sapo mbarova studimet në Institutin e Fiskulturës. Këtu gjeta emra të nderuar të edukimit dhe u ndjeva I privilegjuar që isha pjesë e stafit të atëhershëm, i vetëdijshëm se duhet të  përvetësoja gjithë eksperiencën e tyre.

Ju presor, keni kaluar disa breza nxënësish dhe natyrisht gjimanzi “Partizani” krenohet edhe me figura që sot kanë peshë. Nga këto persona, a ishte dikush, i cili që gjatë edukimit në këtë gjimnaz transmetonte ndjesinë se do të arrinte larg ?

Leonidha Janku

Është e vërtetë që unë kam kaluar shumë nxënës dhe disa prej tyre sot më bëjnë krenar për atë çfarë kanë arritur. Ndër emrat veçoj Dritan Shanon, Blendi Fevziun, të cilit nuk I kam dhënë mësim, por e kam pasur pjesë të aksioneve të zborit. Ka pasur plot emra të tjerë dhe që në gjimnaz spikatën për cilësi të ndryshme.

Në gjithë këto vite, a mund të na tregoni mendimin tuaj se cili ka qenë brezi më I mirë që ka kaluar në gjimnazin “Partizani”?

Ndër vite, natyrisht që brezat ndryshojnë. Nëse dëgjon nxënësit, çdo brez shprehet se ai ka qenë më i miri. Për mendimin tim, brezat të cilët dëshiroj të veçoj janë ata përpara viteve 90’. Ndoshta kjo edhe për shkak se për mua si mësues i fiskulturës disiplina është një nga veçoritë që vlerësoj dhe në atë kohë kjo veçori nuk mungonte në shoqëri.

Na treguat që keni filluar të jepni mësim që prej vitit 1979 dhe në vazhdim. Çfarë do të thotë për ju gjimnazi “Partizani” ?

Unë dua ta përkufizoj me një fjali: Gjysma e jetës time është gjimnazi “Partizani”.


Sigurisht që kjo vizitë e jona nuk mund të mbaronte pa dëgjuar edhe mendimin e të rinjve. Dhe kush më mirë se sa senatori i gjimnazit “Partizani” mund të na bëjë të kuptojmë më shumë mentalitetin e brezave të rinj dhe ballafaqimin që ata kanë me këtë gjimnaz historik.

Intervista me senatorin e gjimnazit “Partizani”, Jurgen Caka.

Çfarë do të thotë për ju të jeni President i gjimnazit “Partizani” ?

Për mua të jem president i një gjimnazi kaq prestigjoz sa Partizani do të thotë shumë. Është vërtet vlerësim të gëzoj besimin dhe mbështetjen e nxënësve të shkollës . Nëse do flisja për detyrën kryesore të një presidenti mund të përmend drejtimin e qeverise së nxënësve, por unë e cilësoj si shërbim ndaj tyre. E ndiej detyrë të punoj fort dhe të jem mbështetja kryesore e çdo nxënësi duke përmbushur kështu detyrën time morale dhe shpërblimin e asaj çka shkolla me besoi.

Gjimnazi Partizani festoi 55 vjetorin, sa e ndjeni ju të rinjtë peshën e këtij institucioni që ndër vite ka edukuar breza të tërë të Njësisë nr. 8 dhe jo vetëm ?

Jurgen Caka

 Në hyrje të ambienteve të shkollës lehtësisht vihet re një tabelë me personalitete të njohur të cilët kanë mbaruar studimet në gjimnazin “Partizani”.  Duke parë arritjet dhe vlerësimet për to, e ndiej veten me fat të jem pjesë e kësaj shkolle. Edukimi është arma me e fuqishme me të cilën mund të ndryshosh botën, nuk dua të them se dikush prej tyre ndryshoi botën, por kontributi që ata ofruan qe vërtet për t’u vlerësuar. Me profesionet e tyre edukojnë në një mënyrë ndryshe brezin sot, këtu arrihet pesha dhe vlera e paçmueshme e “Partizanit”. Sigurisht çdo shkollë ka një peshe specifike në cilësinë e arsimit të brezave ndër vite, por prej 55 vitesh pesha e këtij gjimnazi ka ardhur në rritje. Vërtetohet kjo me suksesin që kanë arritur mjaft nxënës aktual apo nga vitet e kaluara. Mendoj se edhe unë mbart një peshë në rritjen e nivelit të shkollës sime dhe përmbushjen e qëllimit kryesor që është për edukimin dhe kultivimin e vlerave morale e njerëzore të brezave të rinj, duke i bërë shembull të qytetarisë në shoqëri”.

Roli i Presidentit të gjimnazit ju jep mundësi të keni kontakt me shumë prej nxënësve. Përtej edukimit, si duket tendenca e nxënësve për sa i përket aktiviteteve jashtë mësimore, a janë ata të prirur të përqafojnë aktivitete të ndryshme ?

Një përfitim nga roli si president ka qenë shkëmbimi i ideve dhe përvojave me shume nxënës të shkollës. Më ka ndihmuar të krijoj me to një marrëdhënie të ngrohtë e shembull për shumë të tjerë. Duke qenë vetë pjesë e çdo aktiviteti brenda apo jashtë shkollor, me pikëpamje kulturore por jo vetëm, kam arritur të krijoj në shkollë një imazh pozitiv e të ngjall interes në mjaft nxënës. Mund të pohoj me siguri një tendencë të madhe të nxënësve drejt organizimeve në çfarëdo ambienti. Kam ngritur grupet e aktiviteteve të cilët janë tepër aktive, jo vetëm si pjesëmarrës por edhe fitues të çmimeve të shumta. Nuk mund të harroj pa përmendur “Festivalin Teatror” për shkollat e mesme, i cili na jep mundësinë të shfaqim talentin tonë në skena reale dhe me çdo parametër si artistë të vërtetë.

Ndërsa në aspektin sportiv prirjet mbeten më të mëdha. Është java olimpike ajo qe nxjerr në pah talentet dhe kampionet tanë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Vërtet mbetet për t’u vlerësuar përfshirja e tyre pa harruar anën vullnetare në rast fatkeqësie ku u dallua solidarizimi i gjimnazit tonë në ngjarjen e fundit.

Çmimet në aktivitet jashtë-shkollore janë emblema jonë me te cilën mund te krenohemi përherë.

Një mesazh për nxënësit e gjimnazit Partizani.

Të jetojnë  intensivisht moshën e gjimnazit, të përfitojnë çdo dite nga kjo eksperience edhe duke gabuar, por gjithmonë të orientohen drejt të ardhmes pa humbur kohë, të mësohen e të aftësohen si të jetojnë në një botë ku jeta është e mbushur me sfida dhe vështirësi. Të kenë vullnet për t’u përfshirë e për të kontribuar, duke qenë të plotësuar nga ana morale.


Në fund të vizitës tonë në gjimnazin “Partizani” ku mes brezash dhe drejtuesish arritëm të shkëpusim mendime dhe mesazhe të ndryshme, mund të themi se ky tempulli edukimit tashmë ka hyrë në historinë e Njësisë nr.8, Tiranës, por edhe Shqipërisë. Një histori suksesi që mban nën shpatulla 55 vite edukim brezash për një shoqëri më të mirë.

Më poshtë do të keni mundësi të lexoni një material për gjimnazin “Partizani” i pergatitur nga vete ata si dhe video e foto nga aktiviteti i 55-vjetorit.


Një historik i shkurtër

Për herë të parë shkolla i hapi dyert e saj në vjeshtën e vitit 1964 si shkollë            7- vjeçare. Drejtoresha e parë e shkollës 7-vjeçare ka qenë Leonora Tuta. Në vitin shkollor 1965-1966 brenda godinës së shkollës funksionuan edhe klasat e teta të cilat në atë kohë përfaqësonin vitin e parë të gjimnazit.

Në vitin shkollor 1966-1967 shkolla kaloi plotësisht në sistemin ‘’gjimnaz”, me emrin gjimnazi ‘’Partizani”. Drejtor i parë i saj për një vit ka qenë Marko Vito. Pas tij shkolla u drejtua nga Dhora Konomi deri në vitin 1975. Më tej, drejtues të tjerë kanë qenë: Musa Kraja, Rajmonda Lleshi, Kristofor Çavo, Agim Jakupi, Arjon Hysenbegasi, Jovan Kristiqi, Liljana Memushaj, Luljeta Basha, për të ardhur tek Luiza Mustafaj e cila e mori drejtimin e shkollës në shtator të vitit 2011 dhe vazhdon akoma.

Shumë nga këta drejtues kanë qenë personalitete në fushën e shkencës së pedagogjisë apo fusha të tjera. Të gjithë këta drejtues, të mbështetur edhe nga një kolektiv i gjërë mësuesish tepër të përgatitur dhe me përvojë kanë lënë gjurmët e ideve dhe punës së tyre të çmuar të palodhur dhe plot dashuri në formimin qytetar, intelektual e fizik të mijërave të rinjve, tashmë qytetar të denjë për vendin tonë por të suksesshëm edhe kudo ku jetojnë në vende të tjera të huaja. Këta mijëra nxënës, erdhën në gjimnazin ‘’Partizani’’ me ëndrra, me dëshira e ndoshta në fillim paksa të hutuar nga drita e re që po shihnin, por më tej, hapat e tyre ishin të fortë e të sigurt drejt suksesit. Shumë prej tyre janë shpallur fitues të olimpiadave të ndryshme, konkurseve letrare apo garave sportive.

Ne krenohemi me emra të njohur për suksesin e tyre në të gjitha fushat. Në bankat e kësaj shkolle janë ulur personalitete si: Mentor Petrela, Kastriot Islami, Edmond Panariti, Igli Totozani, Lindita Nikolla, Arben Derhemi, Blendi Fevziu, Alban Dudushi, Eva Alikaj, Suela Konjari, Lorenc Vangjeli, Altin Basha, Elvana Gjata, Orinda Huta, Ingrid Jushi, Ela Tase, Erjon Bogdani, Nevil Dede, Skerdi Bejzade, Marin Orhanasi, Tritan Shehu, Andis Harasani, Adriana Berberi, Edlira Haxhiymeri, Iris Luarasi etj.

Ata sot kontribuojnë me sukses në fusha të ndryshme të jetës.

Gjimnazi ‘’Partizani’’ ndër vite është përmendur për rezultate të larta dhe konkuruese në të gjitha fushat, por një traditë e veçantë eshtë krijuar sidomos në disiplina të ndryshme sportive dhe në fusha të ndryshme të artit. Kjo vihet re edhe në emrat e sipërpërmendur.

Sot ne renditemi në vendin e pestë në renditjen e bërë nga MASR në bazë të kritereve të Kartës së Performancës.

Karta e Performancës është konceptuar si një renditje krahasuese e arritjeve të përgjithshme të treguesve të institucionit.

Këtu përfshihen treguesit e MSH, realizimi i objektivave vjetore të vendosura nga vetë shkolla si edhe numri i trofeve të fituara ( Olimpiada, konkurse, projekte).

          Nga rezultatet e vitit shkollor 2016-2017 gjimnazi ‘’Partizani’’ u rendit në vendin VII, ndërsa për vitin shkollor 2017-2018 u rendit në vendin V.

Kjo ngritje me dy vende është një tregues i qartë i punës dhe përpjekjeve të vazhdueshme të të gjithë aktorëve të shkollës.

          Një punë e palodhur bëhet me edukimin dhe disiplinën në shkollë. Nga përvoja e gjatë në mësimdhënie dhe drejtim kam arritur në përfundimin se sfida më e vështirë por edhe më e bukur me adoleshentët është komunikimi dhe vendosja e marrëdhënieve të respektit mes tyre dhe shkollës. Në aspektin konceptual shkolla dhe mësuesi si figurë nuk duhet të jenë objekt i një marrëdhënieje  të detyruar për t’u respektuar vetëm me një drejtim, por një lidhje reciproke respekti dhe mirëkuptimi. Ne punojmë shumë që nxënësit të vijnë në shkollë me dëshirë. Me nxënësit e talentuar punohet në mënyrë të veçantë. Në shkollë funksionojnë klube të ndryshme në të gjitha lëndët.

 Olimpiadat janë një motivim i shkëlqyer për nxënësit. Çdo vit ne kemi fitues të vendeve të para sidomos në Biologji dhe Letërsi. Por edhe nxënësit me rezultate jo të mira në olimpiada janë të talentuara në fusha të tjera, sidomos në sporte dhe arte. Janë të shumta kupat e fituara në festivale teatrore apo kampionate sportive. Po kështu kemi një klub të shkëlqyer të informatikës dhe kodimit. Duke patur parasysh orientimin tashmë global drejt teknologjisë së re, por edhe referuar faktit se ne jemi shkollë dixhitale, shumë prej lëndëve në shkollë zhvillohen me tekste dixhitale dhe me metodat modern të mësimdhënies.

     Një punë e veçantë bëhet nga ana e drejtorisë me zhvillimin profesional të stafit mësimdhënës. Çdo vit mësuesit punojnë për të përmirësuar aspektin professional duke patur parasysh ndryshimin e kurrikulës dhe tekstet e reja.

Edhe prindërit janë një faktor i rëndësishëm në mbarëvajtjen e punës në shkollë. Ata bëhen aktorë të rëndësishëm që në momentin që vendosin të na e besojnë neve edukimin dhe arsimimin e fëmijës së tyre. Pothuajse në çdo organizim të brendshëm apo vendimmarrje të rëndësishme të institucionit ata janë të pranishëm.

          Komuniteti është po kështu i rëndësishëm. Brenda mundësive të tyre ata janë shpesh pranë problemeve tona. Shkolla funksionon edhe si Qëndër Komunitare duke plotësuar kështu në mënyrë reciproke nevojat shkollë – komunitet.

Me bindjen se vërtetë jemi më të mirët, ne kemi një moto:  ‘’Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka!”