Gazsjellësi Trans-Adriatik/Rama: Ka përfunduar më shumë se 90% e punës

Bleona Hoxha
Read Time45Seconds

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video me pamje ku tregohet progresi i bërë, pothuajse gati në përfundim i Gazsjellësit Trans-Adriatik.

‘Ka përfunduar më shumë se 90%, puna për një nga projektet e mëdha për vetë Europën, veçanërisht për atë juglindore ku përfituese është edhe Shqipëria, falë dhe punës fantastike të kompanive shqiptare të përfshira në këtë projekt’, ka deklaruar kryeministri Rama.

Më tej ai ka shtuar se pamjet që paraqiten në video mahnisin dhe fuqizojnë shpresën, për rritjen e qëndrueshme të fuqisë ekonomike të vendit tonë.

Sapo të bëhet funksional, TAP do të ndihmojë në integrimin dhe diversifikimin e burimeve energjitike të Europës, duke kontribuar në sigurinë e energjisë dhe një prodhim më të qëndrueshëm energjie.

 

’Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

107 vjetori i Policisë së Shtetit, inaugurohet nga kryeministri, reparti i ri i RENEA-s

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video me pamje ku tregohet progresi i bërë, pothuajse gati në përfundim i Gazsjellësit Trans-Adriatik. ‘Ka përfunduar më shumë se 90%, puna për një nga projektet e mëdha për vetë Europën, veçanërisht për atë juglindore ku […]