Gati për të eksploruar Planetin Mars

Editor
Read Time48Seconds

Në Kompleksin për Vizitorët të Qendrës Hapsinore “Kennedy”, në Florida, është ekspozuar një veturë për të eksploruar Planetin Mars. Zhvillimi i projektit të kësaj veture ka nisur në nëntor të 2016-ës dhe ka përfunduar në muajin prill të këtij viti, shkruan Business Insider.

Projektimi dhe prodhimi i veturës është bërë nga “Parker Brothers Concept”, një kompani që merret me dizenjimin dhe prodhimin e veturave “të çuditshme”, për filma dhe prodhime televizive. Vetura ka 6 rrota, është prodhuar tërësisht nga fibra karboni dhe alumini dhe punon me energji diellore.

Ajo është projektuar për të akomoduar katër astronautë dhe pjesa e pasme funksionon si një laborator i shkëputur, edhe pse ndoshta nuk do të udhëtojë kurrë për në planetin e kuq. Ky mjet mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 95-110 km/orë, por ende nuk bëhet e ditur kostoja e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

A jeni të varur nga rrjetet sociale?

Në Kompleksin për Vizitorët të Qendrës Hapsinore “Kennedy”, në Florida, është ekspozuar një veturë për të eksploruar Planetin Mars. Zhvillimi i projektit të kësaj veture ka nisur në nëntor të 2016-ës dhe ka përfunduar në muajin prill të këtij viti, shkruan Business Insider. Projektimi dhe prodhimi i veturës është bërë […]