Gara për kreun e FRESSH në Njësinë 8/ Eljo Hysko: I bindur që do jeni modeli për 2017!

Editor
Read Time1 Minute, 11 Seconds

FRESSH Njësia nr.8 zhvilloi dje një takim me delegatët dje koordinatorët e saj në lidhje me garën që do të zhvillohet për të zgjedhur kryetarin e ri të forumit në këtë njësi.

Të pranishëm në takim ishin sekretarja për rininë në PS, Elisa Spiropali, kryetari aktual i FRESSH Tiranë, Artur Mico dhe deputeti i njësisë 8 Ervin Bushati.

Me një pjesëmarrje masive, FRESSH Njësia 8 tregoi se do të jetë një pikë e fortë në fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Takimi i djeshëm është përshëndetur edhe nga kryetari i sapo zgjedhur I FRESSH, Eljo Hysko. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hysko shkruan se FRESSH Njësia 8 është një nga degët më të mëdha ët forumit në vend. Duke falenderuar deputetin Ervin Bushati dhe kryetarin aktual të FRESSH në këtë njësi, Iv Shazivari, Hysko thekson se Njësia 8 do të jetë modeli për zgjedhjet e vitit 2017.

“Zemra e Tironës”, FRESSH Njesia 8 është dhe një nga degët më të mëdha të forumit në vend? Një ekip fantastik i cili me mbështetjen e pakursyer të deputetit Ervin Bushati dhe punën e palodhur të Iv Shazivari ka angazhuar kaq shumë të rinj ? Suksese në zgjedhje për kryetarin e ri dhe jam i bindur që do jeni modeli për 2017!”, shkruan Hysko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Intervista/ Ervin Bushati: Absurde që Presidenca të çojë në Kushtetuese buxhetin

FRESSH Njësia nr.8 zhvilloi dje një takim me delegatët dje koordinatorët e saj në lidhje me garën që do të zhvillohet për të zgjedhur kryetarin e ri të forumit në këtë njësi. Të pranishëm në takim ishin sekretarja për rininë në PS, Elisa Spiropali, kryetari aktual i FRESSH Tiranë, Artur […]