Gara për FRESSH Tiranë/ Ja pse duhet të votoni Ivi Shazivarin

Editor
Read Time2 Minutes, 3 Seconds
Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e FRESSH Tiranë. Në garë janë 3 kandidatë, mes të cilëve edhe ish-kryetari i FRESSH Njësia 8, Iv Shazivari.
Sigurisht, duke qenë pjesë e zonës tonë, kemi detyrimin të mbështesim me votë kandidatin e dalë nga radhët tona. Po kush është Iv Shazivari dhe pse ai duhet të marrë drejtimin e FRESSH Tiranë?

Ai është 25 vjeç dhe ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Drejtësisë.
Ai nisi të angazhohej në me anëtarësimin në FRESSH, në Shkurt 2007. Angazhim të cilin e vijoi me drejtimin e Organizatës Socialiste Nr. 1923, dhe së fundi sapo ka mbyllur mandatin 4- vjeçar të Kryetarit të FRESSH të Njësisë Nr.8 në Tiranë.
Energjinë rinore Iv Shazivari ja kam dedikuar Forumit më të madh rinor në vend, tek i cili ka parë gjithmonë vlerat më të larta të politikës dhe qytetarisë. Në këtë forum, Shazivari ka punuar fort, ka dhënë shumë nga vetja, por më shumë ka marrë mbrapsht. Ka fituar virtyte, vlera dhe aftësi organizuese shumë të mira.
Gjatë përvojës në FRESSH dhe në Partinë Socialiste, ai ka punuar me një ekip të fortë dhe ka treguar se nuk ndalet deri në realizimin e objektivave dhe qëllimeve. Me besimin që ka tek vetja, ka arritur të frymëzoj të rinj të tjerë, për t ju bashkuar këtij forumi, duke zgjeruar rradhët e Partisë Socialiste në “Zemrën e Tiranës”. Falë aftësive komunikuese, ka arritur të krijoj përveçse një forum të denjë, një familje të madhe rinore.
Në Njësinë Nr. 8, të ashtuquajturën ZEMRA E TIRANËS, Shazivari bashkë me të rinjtë ka krijuar një model suksesi të cilin tashmë kërkon ta aplikojë edhe në Fresshin e Tiranës.
“Jam gati të punoj për 24 njësitë e Tiranës, me të njëjtin zell dhe përkushtim, që kam nxitur të rinjtë e zonës time, për të luajtur një rol më aktiv në shoqëri.
Unë, kam ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm, unë dua të bëhem personifikim i ndryshimit që dua të shikoj në brezin tim.
Unë dua të sjell në drejtimin e Tiranës, modelin që kam krijuar në Njësinë Nr.8.
Nëse vizioni im të përket ty, MË VOTO!”,
shprehet Shazivari për zemratiranes.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

JA SI MUND TË ARGËTOHENI NDRYSHE NË TIRANË

Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e FRESSH Tiranë. Në garë janë 3 kandidatë, mes të cilëve edhe ish-kryetari i FRESSH Njësia 8, Iv Shazivari. Sigurisht, duke qenë pjesë e zonës tonë, kemi detyrimin të mbështesim me votë kandidatin e dalë nga radhët tona. Po kush është […]