Gara për FRESSH Njësia #8/ Intervista me kandidatin Rejdi Koçiu

Editor
Read Time2 Minutes, 16 Seconds

Forumi Rinor Eurosocialist në Njësinë nr. 8 do të zhvillojë këtë javë zgjedhjet për kreun e saj. Në garë marrin pjesë 5 kandidatë, 3 djem dhe 2 vajza.

Në një intervistë për zemraetiranës.al, kandidati Rejdi Koçiu tregon angazhimin e tij në PS, arsyen pse vendosi të kandidojë për kreun e FRESSH, por edhe objektivat e tij pas marrjes së drejtimit.

Kreu i FRESSH do të zgjidhet ditën e hënë, në datën 21 nëntor nga delegatët e FRESSH dhe koordinatorët e saj në Njësinë 8. Votimet do të nisin nga ora 17:00 deri në orën 20:00, pranë zyrës së deputetit Ervin Bushati.

Një prezantim për veten dhe angazhimin tuaj në Partinë Socialiste…

Unë quhem Rejdi Koçiu. Jam 27 vjec dhe kam mbaruar studimet pasuniversitare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht. Kam rreth 10 vite që aderoj në Partinë Socialiste dhe ndjej që kam eksperiencën e duhur për këtë post.

Pse vendosët të kandidoni për FRESSH Njësia 8 ?

 Vendosa të kandidoj për kryetarin e FRESSH Njësia 8 pasi mendoj që kam aftësitë e duhura për të çuar përpara punën e nisur nga paraardhësit dhe ndjej që duhet një frymë e re dhe e fuqishme për të ndërmarrë sfida të reja dhe për te kapërcyer kufijtë e të pamundurës.

Cili do të jetë objektivi kryesor i FRESSH me ju në drejtim ?

Objektivat kryesore do jenë forcimi i besimit në veten tonë dhe nxjerrja në pah maksimumin e aftësive të çdokujt dhe forcimin e hallkës FRESSH – PS duke evidentuar më të mirët qe e meritojnë për të qenë pjesë e Partisë Socialiste në të ardhmen.

Pse duhet të votojnë koordinatorët dhe delegatët e FRESSH për ju?

 Votoni për mua që të jemi lokomotiva e FRESSH në të gjithë Tiranën dhe të jemi ikona model e frymës së bashkëpunimit dhe besimit tek njeri – tjetri, duke qëndruar të bashkuar dhe përballuar çdo sfide që na del para. Premtoj që do jem i pari në sakrifica dhe i fundit në merita, duke qenë se synimi im është evidentimi i elementëve cilësore dhe futja e një fryme “Cesariane“ që cdokush do marrë atë që meriton.

Një mesazh për rininë e sotme…

Unë kam një mesazh të rëndësishëm për rininë e sotme: Mbështetuni tek vetja dhe vlerat e juaja pasi cdokush nga ju është i afte ta bëjë Shqipërinë një vend të mrekullueshëm dhe të begatë, ashtu sic na ka bekuar zoti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Gara e veçantë në FRESSH Njësia 8

Forumi Rinor Eurosocialist në Njësinë nr. 8 do të zhvillojë këtë javë zgjedhjet për kreun e saj. Në garë marrin pjesë 5 kandidatë, 3 djem dhe 2 vajza. Në një intervistë për zemraetiranës.al, kandidati Rejdi Koçiu tregon angazhimin e tij në PS, arsyen pse vendosi të kandidojë për kreun e […]