Gara për FRESSH Njësia #8/ Intervista me kandidatin Klajdi Koçi

Editor
Read Time2 Minutes, 51 Seconds

Forumi Rinor Eurosocialist në Njësinë nr. 8 do të zhvillojë këtë javë zgjedhjet për kreun e saj. Në garë marrin pjesë 5 kandidatë, 3 djem dhe 2 vajza.

Në një intervistë për zemraetiranës.al, kandidati Klajdi Koçi tregon angazhimin e tij në PS, arsyen pse vendosi të kandidojë për kreun e FRESSH, por edhe objektivat e tij pas marrjes së drejtimit.

Kreu i FRESSH do të zgjidhet ditën e hënë, në datën 21 nëntor nga delegatët e FRESSH dhe koordinatorët e saj në Njësinë 8. Votimet do të nisin nga ora 17:00 deri në orën 20:00, pranë zyrës së deputetit Ervin Bushati.

Intervista me Klajdi Koçin

Një prezantim për veten dhe angazhimin tuaj në Partinë Socialiste

Më quajnë Klajdi Koçi.  Jam 20 vjeç dhe vazhdoj studimet Bachelor për Diplomaci. Vij nga një familje e thjeshtë Tiranse. Kam marrë pjesë në shumë trajnime të ndryshme si brenda vendit ashtu dhe jashtë saj.

Jam angazhuar në PS prej vitesh. Kam marrë pjesë në aktivitete si Akademia Verore e Partise Socialiste, Fressh Voice, FRESSH VOICE BUS, pjesëmarrës gjatë fushatës së promovimit të FRESSH Voice në gjithë Shqipërinë, FRESSH AND IRON, FRESSH TR Summer Camp etj.

 Pse vendosët të kandidoni për FRESSH Njësia 8 ?

Kam kohë i aktivizuar në njësinë 8 dhe mendoj që e njoh shumë mirë, si anët e mira dhe mangësitë, prandaj mendoj të vë ne dispozicion të gjithë potencialin tim, jo vetëm në qëllimin kryesor të FRESSH, por për të qenë një ndihmë e madhe për Partinë Socialiste në përgjithësi. Si krahu i saj më i fuqishëm jo vetëm në fushatë elektorale, por në përmirësimin e jetës në përgjithësi sidomos për ne të rinjtë në cdo ditë të vitit. Prandaj e dua drejtimin e FRESSH Njësia 8.

Cili do të jetë objektivi kryesor i FRESSH me ju në drejtim ?

Dëshiroj që së bashku me shokët e njësisë te ndërmarr iniciativa e nisma të cilat janë në funksion të qëllimit të FRESSH, gjithashtu dhe të komunitetit të njësisë 8.

Disa nga objektivat e mia janë: Të nxis dhe te rris aksesin dhe kontributin e vajzave dhe djemve në parti. Të organizoj edukimin dhe trajnimin politikisht të anëtareve. Të ndihmoj socialistët e rinj të organizojnë veprimtari shoqërore. Të shtoj radhët e Partisë dhe FRESSH me anëtarë të rinj. Të zhvilloje fushata ndërgjegjësimi kundër te gjitha te diskriminimit ne Njësinë 8. Të mbështes dhe të kontribuojë në fushatat elektorale.

Pse duhet të votojnë koordinatorët dhe delegatët e FRESSH për ju?

Sepse fryma e bashkëpunimit dhe e ndërgjegjësimit do ta udhëheqë FRESSH-in e njësisë 8 gjatë gjithë drejtimit tim, duke pasur parasysh parimin : “bashkimi bën fuqinë”. Jam një nga ju, një djalë i thjeshtë që punoj dhe studioj me besimin se vetëm forca dhe vendosmëria do të jenë ato që do të na forcojnë çdo gjë.

Një mesazh për rininë e sotme… 

MENDIMIN e tyre duhet ta përdorin si qëllim për t’u bërë ato që duan të jenë. Duhet ta vendosin vetë fatin e tyre e jo të vendosin të tjerët për ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Gara për FRESSH Njësia #8/ Intervista me kandidatin Rejdi Koçiu

Forumi Rinor Eurosocialist në Njësinë nr. 8 do të zhvillojë këtë javë zgjedhjet për kreun e saj. Në garë marrin pjesë 5 kandidatë, 3 djem dhe 2 vajza. Në një intervistë për zemraetiranës.al, kandidati Klajdi Koçi tregon angazhimin e tij në PS, arsyen pse vendosi të kandidojë për kreun e […]