Gara për FRESSH Njësia #8/ Intervista me kandidatin Geri Kusi

Editor
Read Time2 Minutes, 44 Seconds

Forumi Rinor Eurosocialist në Njësinë nr. 8 do të zhvillojë këtë javë zgjedhjet për kreun e saj. Në garë marrin pjesë 5 kandidatë, 3 djem dhe 2 vajza.

Në një intervistë për zemraetiranës.al, kandidati Geri Kusi tregon angazhimin e tij në PS, arsyen pse vendosi të kandidojë për kreun e FRESSH, por edhe objektivat e tij pas marrjes së drejtimit.

Kreu i FRESSH do të zgjidhet ditën e hënë, në datën 21 nëntor nga delegatët e FRESSH dhe koordinatorët e saj në Njësinë 8. Votimet do të nisin nga ora 17:00 deri në orën 20:00, pranë zyrës së deputetit Ervin Bushati.

Intervista me Geri Kusin

Një prezantim për veten dhe angazhimin tuaj në Partinë Socialiste…

Unë quhem Geri Kusi, 19 vjec. Sapo kam mbaruar gjimnazin në shkollën “Andon Zako Cajupi”, dhe tani vazhdoj studimet në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë në vitin e parë Bachelor. Angazhimi im ne FRESSH dhe ne PS nisi që ne moshën 15 vjecare, duke besuar në vetvete dhe duke thënë që FRESSH është forumi me i madh, me i emancipuar dhe me demokratike, duke qenë gjithmonë solidar me të gjithë, duke besuar gjithmonë në idetë e të rinjve të FRESSH.

Pse vendosët të kandidoni për FRESSH Njësia 8 ?

Vendosa të kandidoj për FRESSH sepse besoj se me mua ne krye, do të bej të mundur angazhimin më të madh në FRESSH, dhe qe ne si forum të jemi më të bashkuar dhe më solidar, duke besuar tek idetë e mia, dhe që të gjithë të rinjtë të kenë idetë e tyre dhe në mënyrë demokratike dhe meritokrate të zgjedhim idetë më të mira se si mund ta drejtojmë akoma me mirë FRESSH. Meritokracia do të bazohet shumë në platformën time, ku merita e çdo te riu dhe te reje të jetë e përshtatshme për vendimet që do marrim për forumin, duke mos bërë diferencime. Ne duhet të jemi porta e hapur e ideve te reja, meritokracisë, demokracisë së brendshme dhe aktivizimit ne FRESSH.

 Cili do të jetë objektivi kryesor i FRESSH me ju në drejtim ?

 Objektivi im kryesor është bashkimi i të rinjve me njeri-tjetrin dhe bashkëpunimi i të rinjve duke qenë me aktivë në forum, ku të gjithë të shprehim idetë se si mund ta ndërtojmë FRESSH-in më mirë, ku të gjithë të ndihen të barabartë, dhe që të krijojmë një plan të përbashkët me idetë më të mira.

Pse duhet të votojnë koordinatorët dhe delegatët e FRESSH për ju?

Unë kërkoj votën tuaj me bindjen se duke punuar së bashku do të ngremë më lartë FRESSH-in. Për këtë, unë ju garantoj juve se duke vënë në radhë të parë ndershmërinë dhe përkushtimin, së bashku do të realizojmë me suksese të gjitha idetë e të rinjve dhe qe çdo pune që do të na përshtatet dhe do të na pëlqejë të gjithëve.

Një mesazh për rininë e sotme…

Rinia të bashkohet me FRESSH dhe te largohet nga veset.  Të perveshim menget dhe që të gjithë të punojnë për qëllimin e tyre në jetë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Gara për FRESSH Njësia #8/ Intervista me kandidatin Klajdi Koçi

Forumi Rinor Eurosocialist në Njësinë nr. 8 do të zhvillojë këtë javë zgjedhjet për kreun e saj. Në garë marrin pjesë 5 kandidatë, 3 djem dhe 2 vajza. Në një intervistë për zemraetiranës.al, kandidati Geri Kusi tregon angazhimin e tij në PS, arsyen pse vendosi të kandidojë për kreun e […]