Gara për FRESSH Njësia #8/ Intervista me kandidaten Eva Sadik

Editor
Read Time2 Minutes, 32 Seconds

Forumi Rinor Eurosocialist në Njësinë nr. 8 do të zhvillojë këtë javë zgjedhjet për kreun e saj. Në garë marrin pjesë 5 kandidatë, 3 djem dhe 2 vajza.

Në një intervistë për zemraetiranës.al, kandidatja Eva Sadik, tregon angazhimin e saj në PS, arsyen pse vendosi të kandidojë për kreun e FRESSH, por edhe objektivat e saj pas marrjes së drejtimit.

Kreu i FRESSH do të zgjidhet ditën e hënë, në datën 21 nëntor nga delegatët e FRESSH dhe koordinatorët e saj në Njësinë 8. Votimet do të nisin nga ora 17:00 deri në orën 20:00, pranë zyrës së deputetit Ervin Bushati.

Intervista e plote me Eva Sadik

Një prezantim për veten dhe angazhimin tuaj në Partinë Socialiste…

Jam Eva Sadik , 16 vjeçe. Studioj në gjimnazin Sami Frashëri ,lindur dhe banuese në Tiranë. Jam anëtare e Forumit Rinor në organizatën 1942, zona elektorale 1942. Angazhimet e mia në PS kanë filluar 3 vitet e fundit. Kam qenë shumë aktive në zgjedhjet elektorale dhe parlamentare. Aktualisht jam zgjedhur delegate për kongresin e FRESSH.

Pse vendosët të kandidoni për FRESSH Njësia 8 ?

Me shtynë që unë të kandidoj si kryetare FRESSH NJESIA 8 dëshira , vullneti , pasioni. Më pëlqen puna në grup , me pëlqen të jem aktive në jetën shoqërore dhe atë partiake.

3- Cili do të jetë objektivi kryesor i FRESSH me ju në drejtim ?

Objektivi kryesor i FRESSH me mua në drejtim do jetë :

Shtrirja e anëtarësisë së Forumit Rinor në organizatat e PS deri në të gjithë territorin e njësisë. Bashkëveprimin , koordinimin me forumet e tjera të njësisë për të arritur një bashkëpunim real dhe rezultativ. Gjatë kohës së fushatave elektorale, dalja në terren e gjithë anëtarësisë së forumit rinor. Të ndihet roli i forumit ne organizatën Socialiste.

Pse duhet të votojnë koordinatorët dhe delegatët e FRESSH për ju?

Për mua duhet te votoni sepse jam një vajze e re dhe e thjeshtë, me vullnet të fortë për të kryer detyrën si kryetare e FRESSH-it. Duhet thyer ajo traditë që gjithmonë zgjedhjet do të jenë nga pjesa qendrore e njësisë , duhet të ketë dhe nga zona rurale, nga ajo pjese e së cilës jam dhe unë, duke i dhënë kështu mundësi asaj pjese të përfaqësohet denjësisht. Mendoj se nuk do t‘ju zhgënjej. Qëtësia, urtësia , komunikimi që më karakterizon, vendosmëria për ti çuar detyrat që do të me caktojnë deri ne fund, janë armët e mia.

 Një mesazh për rininë e sotme…

Mesazhi im për të rinjtë është: Merrni rolin tuaj që ju takon në këtë gare.  Dilni nga sallat e mbyllura, duke dalë në terren dhe duke shtrirë rrënjët e forumit rinor në cdo cep, në cdo zonë, ne cdo njësi, në cdo rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Gara për FRESSH Njësia #8/ Intervista me kandidatin Geri Kusi

Forumi Rinor Eurosocialist në Njësinë nr. 8 do të zhvillojë këtë javë zgjedhjet për kreun e saj. Në garë marrin pjesë 5 kandidatë, 3 djem dhe 2 vajza. Në një intervistë për zemraetiranës.al, kandidatja Eva Sadik, tregon angazhimin e saj në PS, arsyen pse vendosi të kandidojë për kreun e […]