Gara e veçantë në FRESSH Njësia 8

Editor
Read Time2 Minutes, 24 Seconds

Forumi Rinor Eurosocialist në Njësinë nr.8 do të zgjedhë këtë të hënë kryetarin e ri të saj. Në garë marrin pjesë 5 kandidatë të moshave të ndryshme. Ata do të votohen nga delegatët e FRESSH-it të zgjedhur nga kjo njësi dhe nga koordinatorët e çdo organizate socialiste.

Gara ka nisur pak kohë më parë, ndërsa prezantimi i kandidatëve u bë në takimin me Sekretaren për Çështjen e Rinisë në PS, Elisa Spiropali, e cila vlerësoi maksimalisht punën e kryer nga të rinjtë e Njësisë 8.

Në ndryshim nga vitet e tjera, fushata për kreun e FRESSH në Njësinë 8 ka qenë edhe më transparente, më shumë e ndershme dhe demokratike. Kandidatët kanë shpalosur platformat e tyre për drejtimin e FRESSH. Sigurisht që programi i tyre ndryshon nga njëri tek tjetri, por emëruesi i përbashkët mbetet fuqizimi i mëtejshëm i FRESSH, afrimi i sa më shumë të rinjve, pranimi i mendimit ndryshe, diskutimi, argumentimi dhe kuptimi i forcës së përbashkët që të rinjtë kanë në dorë.

Në 5 kandidaturat e shpallura arrin të gjesh vlera të çmuara, variacion moshe, ku fillon nga 16 vjeç dhe siç e parashikon statuti, deri në moshën 30 vjeç. Këto 5 kandidatë potencialë për kreun e FRESSH në Njësinë 8, do të mësojnë të hënën se kush do të jetë kreu i ri i FRESSH në vitet e ardhshme, dhe cilido qoftë ka një detyrë të vështirë në një vit elektoral ku misioni i të rinjve është vazhdimësia dhe thellimi i fitores të socialistëve në këtë njësi.

Kjo garë, tregon se FRESSH është një forum i hapur, demokratik dhe transparent për këdo të ri që shpreh dëshirën të bashkohet. Ashtu siç reflekton edhe vetë gara që po zhvillohet, FRESSH është një aset e çmuar për Partinë Socialiste, një mundësi për të rinjtë që të shfaqin vlerat, duke mos i mohuar askujt të drejtën e fjalës . Mbi të gjitha FRESSH është forumi i përbashkët i të rinjve në Njësinë 8, e cila ka arritur të tregojë se diferenca vjen pikërisht nga ata.

Prandaj, 5 kandidaturat që janë në ditët e fundit të fushatës, Eva, Geri, Klajdi, Rejdi dhe Tea janë fitues sepse janë pjesë e një gare të hapur, të pa ndikuar dhe me liri të plotë për të shpalosur idetë e tyre. Ata janë fitues dhe si të tillë, për një FRESSH më të fortë, më solid, më ndikues në politik-bërje, kanë detyrimin që ashtu sic treguan vlerat në këtë fushatë aspak të zakontë dhe të veçantë, të përdorin urat e bashkëpunimit për të qenë shembull për çdo të ri pavarësisht ngjyrës politike.

Suksese 5 kandidatëve !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Nesër në 12.oo, ndalo makinën 1 minutë/ Homazh për jetët e humbura në aksident rrugor

Forumi Rinor Eurosocialist në Njësinë nr.8 do të zgjedhë këtë të hënë kryetarin e ri të saj. Në garë marrin pjesë 5 kandidatë të moshave të ndryshme. Ata do të votohen nga delegatët e FRESSH-it të zgjedhur nga kjo njësi dhe nga koordinatorët e çdo organizate socialiste. Gara ka nisur […]