“Fustanella festival” Gjallëron Qytetin e Gurtë

Editor
Read Time1 Minute, 29 Seconds

Më 19, 20 dhe 21 maj Gjirokastra mirëpriti festivalin më të ri, i cili pati në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore. 

Veshja karakteristike dhe veçanërisht fustanella është një prej simboleve më të përkryera të traditës së kostumeve shqiptare. Në eventin ndërkombëtar të muzikës “Fustanella festival” që u zhvillua në qytetin e Gjirokastrës, vlerat tradicionale të fustanellës u promovuan nga artistë shqiptarë dhe të huaj. Pjesmarrësit në festival kanë apeluar që vlerat e veshjes popullore shqiptare dhe veçanërisht fustanellës të mos harrohen dhe tjetësohen.

Qëllimi i këtij organizimi sipas ministres së kulturës është para së gjithash promovimi i Gjirokastrës dhe mënyra më e mirë për rijetëzimin e monumenteve të kulturës. 
Muzikë nga qendra historike në Qafën e Pazarit, Odeni dhe kalaja e qytetit. Vizitorë të shumtë për tre netë me radhë në Gjirokastër. Fustanellë festival frymëzoi operatorët turistikë. Hotelet dhe bujtinat e pjesës muzeale të qytetit plotësuan kapacitetin e tyre pritës. Në të njëjtën kohë, Gjirokastra çeli zyrtarisht sezonin turistik. Mbjellja e luleve dhe shpërndarja e tyre operatorëve privatë turistikë më të suksesshëm në qytet ishte nga risite e organizimit shoqëruar me një minipanair kulturor dhe artistik.
Një nga elementët më te bukura që estetika e lartë e popullit shqiptar në te kaluarën ka imponuar jo vetëm në viset shqiptare, por edhe te fqinjët jugore dhe në të gjithë rajonin ballkanik e
deri në oborret mbretërore të lindjes së mesme. Një kostum që mahniti jo pak të huaj e që u perdor si flamur për atë ç’ka na bashkon dhe jo ç’na ndan me fqinjet. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Emrat, Ministrat e rinj teknikë

Më 19, 20 dhe 21 maj Gjirokastra mirëpriti festivalin më të ri, i cili pati në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore.  Veshja karakteristike dhe veçanërisht fustanella është një prej simboleve më të përkryera të traditës së kostumeve shqiptare. Në eventin ndërkombëtar të muzikës “Fustanella festival” që u zhvillua në qytetin e […]