Fundjavat në Tiranë kësaj here vijnë ndryshe

administrator
Read Time2 Minutes, 38 Seconds

Pas një jave monotone dhe të ngarkuar me punë, njerëzit presin fundjavën për të bërë diçka ndryshe. Por, çfarë mund të bëjnë ndryshe në Tiranë? Jemi mësuar që e vetmja mënyrë për të kaluar kohën e lirë është kafeneja. Por Jo, Tirana ofron edhe të tjera mundësi për të kaluar një fundjavë të bukur.

Një aktivitet kulturor nuk është kurrë i tepërt, sidomos me programin artisik që na ofron Teatri Kombëtar këtë fundjavë. Komedia “5 Djelmoshat” shfaqet si premierë në 24 shkurt, ora 19:00. Kjo komedi do të vazhdojë të shfaqet dhe në datat 25-26 shkurt. Kjo komedi flet për… Jo… Më mirë zbulojeni vetë.

Sa prej jush pëlqejnë pikturat? Sa prej jush pëlqejnë të përhumben në një botë të thellë ngjyrash, që jo të gjithë e kuptojnë? Një alternativë shumë e mirë për ju është Galeria Kombëtare e Arteve. Aty gjenden disa salla ekspozimi si ajo e Artit të Rilindjes, e Artit Bizantin, salla e Grafikës dhe ajo e punimeve të bëra pas viteve 50`. Në Galerinë e Arteve ruhen rreth 4100 vepra arti të autorëve shqiptare dhe të huaj, të cilat përfshijnë një periudhë kohore që fillon që nga shekulli XIII e vazhdon deri në ditët e sotme. Për më tepër do t’ju duhet të vizitoni Galerinë. Ju mund ta vizitoni nga e mërkura në të shtunë, nga ora 10:00 – 18:00.

Përpos veprave artistike, ka nga ata që janë të apasionuar pas historisë, dhe kush më mirë se Muzeu Historik mund t`ju tregojë disa copëza të historisë që jo çdokush i din. mund të çoni fëmijët e ti hapni një horizont më të bukur, ku të mësojë për qytetërime, fiset shqiptare, elementë të tjerë mjaft interesta si dhe relike të vjetra. Kushdo që kërkon të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar, dyert e tij janë të hapura duke nisur nga ora 10.00 deri në orën 17.00

Për ju që jeni të apasionuar pas kinemasë, kinema Millenium ofron një program mjaft interesant. Duke filluar nga 23 shkurti, në këtë kinema do të shfaqen filmat “Të Thyer” , “50 Shades Darker” dhe “Ring”.  Një program mjaft interesant ofrohet të djelave në këtë kinema me “My kids sunday”. Një program i gjerë ofrohet jo vetëm për të rriturit, por dhe për fëmijët që kanë dëshirë të vizitojnë kinematë.

Por Tirana nuk harron asnjëherë miqtë e saj të vegjël. Çdo fundjavë Teatri i Kukullave rezervon takime të rëndësishme për fëmijët. Të shtunën dhe të djelën në oraret 10:30 dhe 11:30, fëmijët mund të argëtohen duke parë shfaqjen “Qeni që nuk dinte të lehte”.

Për fundjavat me diell dhe për ata që duan të shëtisin, ju sugjerojmë një piknik në malin e Dajtit ose ne Liqenin Artificial të Tiranës. Për ju familjarë, ju kujtojmë dhe këndin më të ri e më të bukur të lodrave për fëmijë tek parku i liqenit.

Ju urojmë një fundjavë të këndshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Frika nga drejtësia: Basha nervoz

Pas një jave monotone dhe të ngarkuar me punë, njerëzit presin fundjavën për të bërë diçka ndryshe. Por, çfarë mund të bëjnë ndryshe në Tiranë? Jemi mësuar që e vetmja mënyrë për të kaluar kohën e lirë është kafeneja. Por Jo, Tirana ofron edhe të tjera mundësi për të kaluar […]