Fundjava vjen ndryshe nën petkun e kulturës

administrator
Read Time2 Minutes, 2 Seconds

Jeni në kërkim të një zbavitjeje ndryshe nga të zakonshmet? Ne ju propozojmë dçka tjetër për një fundjavë ndryshe nga e zakonshmja, apo thjesht kafet e pasdites.

Për ata që pëlqejnë artin ju propozojmë një fundjavë në teatër.

Skena e Teatrit Ekperimental këtë fundjavë do të vijë me një komedi e cila cila është cilësuar si komedia më e mirë e dhjetë viteve të fundit. “Zoti i masakrës” është shfaqa që do të ngjitet në skenë, një pjesë e cila është nominuar për gjashtë çmime “Tony”, prej të cilave ka siguruar tre. Premiera do të shfaqet të shtunën dhe të dielën datë 11-12 Mars në orën 20.00.

Nëse kërkoni që edhe femijët tuaj të vlerësojnë artin që në vegjëlinë e tyre, atëherë ka menduar Teatri Metropol i cili këtë fundjavë do të ngjisë në skenë një pjesë mjaft të veçantë. “Zgjohu vëlla arush”, titullohet pjesa e cila këtë herë vjen disi më ndryshe pasi pritet që shqaqja të jetë interaktive me publikun, ku fëmijët spektator nuk do të ndjekin vetëm shfaqjen ulur në karrige, por do të bëhen pjesë e saj. Shfaqja do të shfaqet të shtunën në orën 11.00-12.00 dhe të dielën në orën 11.45.

Edhe Teatri kukullave ka menduar për të vegjëlit. Kështu të shtunën dhe të dielën duke filluar nga ora 10.30 do të vijë për të vegjëlit shfaqja, “Arushi që nuk donte të mësonte muzikë”

Por nëse preferoni një vend më të qetë, aty ku mbizotërojnë ngjyrat, ju ftojmë të vizitoni Galerinë e Arteve e cila hap dyert për publikun çdo ditë nga ora 10.00 deri në orën 19.00. Këtë fundjavë do të keni mundësi të njihni më mirë kulturën artistike në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX, gjuhët që e kanë përcjellë, artistët dhe lëvizjet e referimit duke kaluar nga Simbolizmi, Secesioni, Futurizmi, Klasicizmi i Ri, Shkolla Romane, Abstraktizmi.

Kush është i dashuruar pas natyrës mos harroni parkun e Liqenit Artificial apo Malin e Dajtit , i cili mbetet një oaz i qetësisë. Këto dy parqe do të ishin një ide shumë e mirë për një piknik me shoqërinë apo familjen.

Fundjavë të këndshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

OKB ngre alarmin për krizën e urisë në botë

Jeni në kërkim të një zbavitjeje ndryshe nga të zakonshmet? Ne ju propozojmë dçka tjetër për një fundjavë ndryshe nga e zakonshmja, apo thjesht kafet e pasdites. Për ata që pëlqejnë artin ju propozojmë një fundjavë në teatër. Skena e Teatrit Ekperimental këtë fundjavë do të vijë me një komedi […]