`Fshati Ylber` në Indonezi, atraksion turistik

administrator
Read Time54Seconds

Kampung Pelangi është një fshat me 223 shtëpi në Indonezi, i cili ka bërë një gjetje për të zhvilluar turizmin. Banorët e këtij fshati kanë siguruar një buxhet prej rreth 20 mijë eurosh nga Këshilli i Komitetit Lokal, për të ngjyrosur fasadat e të gjithë shtëpive të fshatit. Rezultati është vërtet i mahnitshëm, duket sikur ylberin e ke para syve të tu.

Çdo shtëpi aty është ngjyrosur me të paktën tre ngjyra të ndryshme dhe tani fshati ka marrë emrin “Fshati Ylber”, për shkak të fasadës së krijuar. Kjo ide lindi si një përpjekje për të gjallëruar turizmin në fshat dhe u realizua nga puna e banorëve, ndërtuesve dhe vetë kryetarit të komunës.

Për restaurimin dhe rregullim e këtij fshati, qeveria akordoi një fond prej 22 mijë dollarësh, duke e kthyer atë nga një lagje të varfër, në një zonë mjaft të pëlqyer. Atje tashmë kanë filluar të shkojnë dhe turistë për të parë këtë fshat shumengjyrësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Instalacioni `Reja` kthehet në kinema verore

Kampung Pelangi është një fshat me 223 shtëpi në Indonezi, i cili ka bërë një gjetje për të zhvilluar turizmin. Banorët e këtij fshati kanë siguruar një buxhet prej rreth 20 mijë eurosh nga Këshilli i Komitetit Lokal, për të ngjyrosur fasadat e të gjithë shtëpive të fshatit. Rezultati është […]