Frika nga drejtësia: Basha nervoz

administrator
Read Time2 Minutes, 25 Seconds

I ftuar në rubrikën `Mbrëmje në ABC News` me  Mirela Milorin, deputeti Ervin Bushati ka diskutuar për një sërë çështjesh, ku kryefjalë ishte protesta e opozitës, zgjedhjet e 18 qershorit dhe koalicioni PS-LSI.

-Për zotin Bushati që një shtet ligjor të funksionojë duhen tre këmbë: Demokracia, Kapitalizmi dhe Drejtësia, por nëse drejtësia nuk i garanton këto të dyja atëherë do vazhdojmë të jemi në ciklikën e përhershme të tranzicionit. Por drejtësia po bllokohet sot nga zoti Basha në tendë pa arsye sepse i duhen alibi, pasi ai e di shumë mirë që nëse humbet këto zgjedhje atëherë humbet edhe drejtimin e Partisë Demokratike.  Këtë e tregon edhe retorika e përdorur ditët e fundit nga zoti Basha, një retorikë e ashpër, pasi ai është nervoz, i pasigurt dhe trashja e zërit është një proçes që e bën për të mbuluar pasiguritë që ka brenda vetes, pasi ai di mirë që i ka hyrë një rruge pa krye. Fakti që ai bërtet e nervozohet nuk është tregues lidershipi.

– Kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme por ata e dinë shumë mirë që PS nuk e ka dhunuar asnjëherë votën, kurse PD ka një rekord shumë të keq. Opozita e di mirë që vota popullore nuk manipulohet, madje nuk ka vullnet politik që e garanton votën, vetëm drejtësa e garanton 100% atë, dhe pikërisht këtë kërkon të ndalojë zoti Basha, pasi është një kastë brenda PD-së që ka frikë nga procesi i reformës në drejtësi, madje vetë zoti Basha që është në tendë sot ka një proces të hapur në Prokurori për rrugën Rrëshen-Kalimash.

– Qytetarët e dinë që kjo mazhorancë nuk ka patur premtime e fjalë boshe. Një qeveri matet me punë e jo me fjalë. Të gjithë e dimë që reformat janë të dhimbshme, pasi të bësh reforma do të thotë të prishësh shumë ekuilibra, por vetëm me reforma mund të ecësh përpara. Ekonomia sot është tre herë më e madhe se çka qenë para tre vitesh, defiçiti buxhetor është më i vogël se çka qenë, për herë të parë borxhi publik po shkon drejt uljes. Asgjë nuk e është e mjaftueshme, por mazhoranca nuk ka thënë  se Shqipëria në katër vite do të bëhet një Zvicër në Ballkan. Në katër vite kanë marë jetë kaq shumë reformat të cilat kanë filluar të japin rezultatet e tyre. Sesa janë mirpritur këto reforma nga qytetarët, kjo mbetet për t`u parë në 18 qershor, ku qytetarët do të flasin me votën e tyre.

INTERVISTA E PLOTË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Foto Lajm/ Nokia prezanton modelin e ri 3310

I ftuar në rubrikën `Mbrëmje në ABC News` me  Mirela Milorin, deputeti Ervin Bushati ka diskutuar për një sërë çështjesh, ku kryefjalë ishte protesta e opozitës, zgjedhjet e 18 qershorit dhe koalicioni PS-LSI. -Për zotin Bushati që një shtet ligjor të funksionojë duhen tre këmbë: Demokracia, Kapitalizmi dhe Drejtësia, por […]