FRESSH Njësia 8/ Si do zgjidhet kryetari i ri ?

Editor
Read Time56Seconds

Partia Socialiste në njësinë nr.8 do të zgjedhë kryetarin e ri të Forumit Rinor. Në garën për këtë post janë 5 kandidatë, 3 djem dhe 2 vajza.

Kreu i FRESSH në këtë njësi do të zgjidhet ditën e hënë, në datën 21 nëntor. Votimet do të nisin nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Si do zgjidhet kryetari?

Kreu i ri i FRESSH në njësinë nr.8 do të zgjidhet nga delegatët e Kongresit të FRESSH të zgjedhur nga kjo njësi dhe nga koordinatorët përkatës të çdo organizate socialiste.

Llogariten rreth 80 delegatë dhe koordinatorë, të cilët do të votojnë për të zgjedhur kreun e ri të FRESSH.

Votimi do të jetë i fshehtë dhe do të kryhet pranë zyrës së deputetit Ervin Bushati.

Zemraetiranës.al do të sjellë nesër intervistat me 5 kandidatët për kreun e FRESSH, të cilët janë Eva Sadik, Geri Kusi, Klajdi Koçi, Rejdi Koçiu dhe Tea Melani.

Më poshtë, video nga prezantimi i kandidatëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Gara për FRESSH Njësia #8/ Intervista me kandidaten Eva Sadik

Partia Socialiste në njësinë nr.8 do të zgjedhë kryetarin e ri të Forumit Rinor. Në garën për këtë post janë 5 kandidatë, 3 djem dhe 2 vajza. Kreu i FRESSH në këtë njësi do të zgjidhet ditën e hënë, në datën 21 nëntor. Votimet do të nisin nga ora 17:00 […]