France, sot dita e fundit e fushatës elektorale

administrator
Read Time1 Minute, 0 Seconds

Dy kandidatët për president të Francës, të cilët do të përballen në balotazhin e 7 Majit po bëjnë apelet e fundit për zgjedhësit. Kjo e premte shënon mbylljen e fushatës elektorale dhe synimi i Emanuel Macron dhe Marine Le Pen, është bindja e të pavendosurve.

Në garë janë përballë dy forca me pikëpamje krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e vendit dhe rolin që Parisi do të ketë në botë. Nga njëra anë Macron është kandidati i cili mbeshetet fuqishëm të ardhmen evropiane, ndërsa nga ana tjetër është zonja Le Pen e cila ka premtuar se do të zhvillojë një referendum për ta nxjerrë vendin nga unioni, largim nga monedha euro dhe mbyllje kufijsh. Në fakt një alternativë e tillë pas Brexit, dhe rritja e forcave populiste në Evropë tremb seriozisht Unionin.

Pas debatit të ashpër presidencial të së mërkurës, sondazhet nxjerrin ne avantazh proevropianin Macron i cili ka fituar mëbshtetjen e të gjithë kandidatëve pjesëmarrës në raundin e parë presidencial dhe më së fundi ai mori edhe mbështetjen e ish presidentit të SHBA-ve, Barack Obama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

“Comac” avioni kinez që sfidon `Boeing`&`Airbus`

Dy kandidatët për president të Francës, të cilët do të përballen në balotazhin e 7 Majit po bëjnë apelet e fundit për zgjedhësit. Kjo e premte shënon mbylljen e fushatës elektorale dhe synimi i Emanuel Macron dhe Marine Le Pen, është bindja e të pavendosurve. Në garë janë përballë dy […]