Francë, Jo më modele anoreksike në pasarela

administrator
Read Time1 Minute, 8 Seconds

Deputetët francezë kanë miratuar ligjin i cili ndalon punësimin e modeleve shume të dobëta. Modelet, për të praktikuar profesionin e tyre, duhet të pajisen me një certifikatë të mjekut për gjendjen e tyre shëndetësore, me theks të veçantë tek Indeksi i Masës Trupore, një matje e peshës në lidhje me gjatësinë. Punëdhënësit të cilët shkelin ligjin, mund të dënohen deri në 6 muaj burg apo të paguajnë një gjobë prej 75,000 euro.

Ministri i Shëndetësisë thotë se qëllimi është të luftojnë çregullimet e ushqyerjes dhe idealet e papranueshme të bukurisë. Ndërkaq, fotot e modifikuara në mënyrë dixhitale duhet të etiketohen nga 1 Tetori. Fotot ku pamja e një modele është manipuluar duhet të kenë shenjën “fotografi e përpunuar”. Versioni i mëparshëm i ligjit sugjeronte një masë trupore minimale për modelet, duke shkaktuar protesta nga të gjitha agjencitë e modës në Francë. Por versioni final, pas kthimit mbrapsht nga deputetët në 2015, i jep të drejtën doktorëve të vendosin nëse modelja është shumë e dobët, duke llogaritur peshën, moshën dhe formën e trupit.

Franca nuk është vendi i parë që nxjerr ligje për modelet nënpeshë, pasi dhe Italia, Spanja dhe Izraeli e kanë bërë këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja vendet ku Universiteti ofrohet falas

Deputetët francezë kanë miratuar ligjin i cili ndalon punësimin e modeleve shume të dobëta. Modelet, për të praktikuar profesionin e tyre, duhet të pajisen me një certifikatë të mjekut për gjendjen e tyre shëndetësore, me theks të veçantë tek Indeksi i Masës Trupore, një matje e peshës në lidhje me […]