Franca tronditet përsëri, frikë nga sulmet terroriste

administrator
Read Time1 Minute, 0 Seconds

Është rikthyer në Francë frika e sulmeve terroriste. Vetëm pak minuta para shpërthimit të një zarfi bombë në ndërtesën e FMN-së në Paris, të shtëna me armë janë dëgjuar në një shkollë në Grasse, ku sipas policisë kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtori i shkollës dhe një nxënës.

Autoritetet kanë njoftuar të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi. Sipas mediave franceze i dyshuari është arrestuar, ndërsa dyshohet se një tjetër është në arrati. I arrestuari është një 17 vjeçar i cili i armatosur me një pushkë dhe tre granata hyri në shkollë dhe nisi të qëllonte ndaj drejtorit. Forca të shumta të policisë përfshirë edhe ata të antiterrorizmit ishin në vendngjarje. Autoritetet konfirmuan me pas se incidenti nuk kishte lidhje me terrorizimin. Të shtënat kishin të bënin me një sherr mes studentëve.

Pak minuta pas të shtënave një tjerër shpërthim tronditi Parisin, pasi një zarfë bombë shpërtheu në ndërtesën e Fondit Monetar Ndërkombëtar pranë Harkut të Triumfit. Shefja e FMN-së, Kristin Lagard, e dënoi sulmin duke e quajtur “akt frikacak të dhunës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Holandë, Rutte rikonfirmon edhe një herë mandatin e kryeministrit

Është rikthyer në Francë frika e sulmeve terroriste. Vetëm pak minuta para shpërthimit të një zarfi bombë në ndërtesën e FMN-së në Paris, të shtëna me armë janë dëgjuar në një shkollë në Grasse, ku sipas policisë kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtori i shkollës dhe një nxënës. Autoritetet […]