Foto+Video/ Gjimnazi “Partizani”, falenderim të veçantë për mësuesit

Editor
Read Time6 Minutes, 14 Seconds

Sot është një ditë e shënuar për arsimin shqiptar. Institucionet arsimore festojnë ditën e krjimit të shkollës së parë në gjuhën shqipe (Mësonjëtorja e Korçës), e cila njihet edhe si dita e mësuesit.

Të përulur kundrejt dijeve që mësuesit kanë dhënë ndër vite, sot çmohet figura e nderuar e mësuesit dhe të gjithë punonjësve të arsimit, roli i të cilëve është i madh në edukimin e brezit të ri dhe në zhvillimin e gjithanshëm arsimor e kulturor të kombit.  

Në kuadër të kësaj feste, në gjimnazin “Partizani”, në zemër të Tiranës, u organizuan disa aktivitete për të falendeuar sado pak kontributin e dhënë nga mësuesit. Nxënës të gjimazit kanë organizuar shfaqe të ndryshme në nderim të festës të mësuesit, ku në fokus ka qenë arti dhe muzika tradicionale shqiptare.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe deputeti i Partisë Socilaiste Ervin Bushati, i përheshëm në përcjelljen e vlerave socilale të Njësisë Administrative nr. 8  dhe jo vetëm.

Përmes një postimi në rrejtet sociale, Bushati vlerëson energjinë e të rinjve në gjimnazin “Partizani”, për të cilën shprehet se nuk është vetëm dhuratë e moshës, por edhe kontributit të punës të palodhur të mësuesve.

“Energjia solare 🌞 e të rinjve 👩‍🎓 👨🏼‍🎓 të gjimnazit “Partizani” nuk është vetëm dhuratë e moshës dhe kohës, por edhe kontribut i punës së palodhur të një ekipi të përkushtuar mësuesish të talentuar. 👩‍🏫 👨‍🏫 
Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve të nderuar që edukojnë brezat dhe i japin shpresë një të ardhme më të mirë, Shqipërisë. 💐💐💐”, shkruan Bushati


Zemra e Tiranës falenderon mësuesit e gjimnazit “Partizani” dhe të gjithë institucioneve arsimrore kudo që flitet shqip për edukimin e brezave.

Mësuesi  është përhapësi i dritës

Histori

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të njohur shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.

Mësonjëtorja e Korçës

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.

Gjimnazi Partizani

Shkolla Partizani ndodhet në Tiranë në trekëndëshin që krijohet nga prerja mes tri rrugëve: rrugës së Dibrës, rrugës “Tafaj” (dikur “4 Dëshmorët”) dhe rrugës Shinashi Dishnica, ndodhet sot ndërtesa e shkollës së mesme të përgjithshme “Partizani” .

Pika qëndrore orientuese për të dalë tek kjo godinë është Selvia e famshme, nga e cila duhet të largohesh jo më shumë se 100 metra, për t’u gjendur tek godina e shkollës, godinë e cila është përfunduar së ndërtuari në vitin 1964 e po atë vit filloi të funksionojë shkolla 8-vjeçare që mori emrin “Partizani”.

Hamendësia se, përse kjo shkollë e mori emrin “Partizani”,qëndron në dy arsye: së pari shkolla mund të ketë marrë emrin “Partizani” sepse lagjja ku u ngrit ajo kish luajur një rol shumë të rëndësishëm gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në një shtëpi të kësaj lagjeje ish themeluar Partia Komuniste nën drejtimin e së cilës do të qeverisej Shqipëria në afro gjysëm shekulli dhe se aty gjendeshin me dhjetra shtëpi të cilat gjatë LANÇ-it kishin shërbyer si baza të saj. Deri vonë, shumë shtëpi, ruanin në hyrje të tyre pllakat përkujtimore si baza të luftës.

Së dyti: emri mund të jetë vënë i tillë për arsyen e thjeshtë se në vitin 1964, vit kur u çel për herë të parë shkolla, festohej edhe 20-vjetori i Çlirimit. Kjo është më pak bindëse sepse po atë vit është krijuar edhe një shkollë tjetër 8-vjeçare me emrin “20-vjetori”. Së treti: kishte një mangësi në emërtimin e shkollave me emra më bashkëkohor dhe emri iu vu i atillë.

U ndërtua fillimisht me tri kate, arkitektura e saj,ishte një arkitekturë tip e asaj kohe.Godina bintë shumë në sy sepse ajo ishte ndërtuar në mes një lagjeje me shtëpi të ulëta (një katëshe) tiranase,të cilat vende-vende pasuroheshin me disa vila dy katëshe të ndërtuara në të djathtë të rrugës “4 Dëshmorët” sot “Tafaj” në kohën e qeverisjes së Zogut.

Arkitektura e shkollës ishte për kohën me disa elemente të veçantë zbukurues,që e dallonin nga ndërtesat tip të shkollave që ishin të ndërtuara më parë. Fasada e shkollës kishte një kornizë betoni të dalë e cila rrethonte dritaret e katit të dytë dhe të tretë.

Oborri i shkollës ka qenë mjaft i gjelbëruar, disa rrënjë pemësh mimozash, të cilat mbushnin edhe tërë rrugën “Tafaj”, shoqëronin hyrjen nga porta e oborrit deri tek porta qëndrore e godinës. Tri fusha dy prej të cilave basketbolli dhe një volejbolli ishin të pranishme në oborrin para ndërtesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Femrat me zemër të madhe

Sot është një ditë e shënuar për arsimin shqiptar. Institucionet arsimore festojnë ditën e krjimit të shkollës së parë në gjuhën shqipe (Mësonjëtorja e Korçës), e cila njihet edhe si dita e mësuesit. Të përulur kundrejt dijeve që mësuesit kanë dhënë ndër vite, sot çmohet figura e nderuar e mësuesit […]