FOTO+VIDEO/ 21 vite nga dita kur PD sulmoi kryeministrinë dhe RTSH

Editor 1
Read Time53Seconds

Kanë kaluar 21 vite nga 14 shtatori i vitit 1998, dita kur u sulmua Kryeministria dhe Radio Televizioni Shqiptar nga mbështetës të opozitës së asaj kohe dhe ish-presidentit Sali Berisha duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Nano. Gjithçka erdhi si revoltë për vrasjen e liderit të lëvizjes studentore Azem Hajdari.

Në një protestë  kundër qeverisë, në rrugët e kryeqytetit shpërthen dhuna. Protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.

 

Rreth orës 10:00 të paradites së 14 shtatorit, kryeministri njofton për një skenar destabilizues. Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë. Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmojnë me granatahedhës dhe bomba.

Imazhet e asaj dite bënë xhiron e botës si një dëshmi e ngjarjeve të rënda.

 

 

One thought on “FOTO+VIDEO/ 21 vite nga dita kur PD sulmoi kryeministrinë dhe RTSH

  1. Normale veç partie e opozites partia e PDës ka ber dhe po ben gjith rremuja si ka munci qe e vetme parti qe kemi pare gjat keto viteve partia e dhunes partia e vjedhjeve partia e vrasjeve partie e te gjithave te ligave.esht PD dhe lsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

FOTOT/ Njësia 8 pastron Tiranën

Kanë kaluar 21 vite nga 14 shtatori i vitit 1998, dita kur u sulmua Kryeministria dhe Radio Televizioni Shqiptar nga mbështetës të opozitës së asaj kohe dhe ish-presidentit Sali Berisha duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Nano. Gjithçka erdhi si revoltë për vrasjen e liderit të lëvizjes studentore Azem Hajdari. Në […]