Fotot/ Tjetër investim në Njësinë 8, ja si ndryshon “Selvia”

Editor
Read Time1 Minute, 9 Seconds

Pas ndryshimit të hapësirës në sheshin përpara Medresesë së Tiranës, një tjetër investim ka nisur në zemër të Tiranës. Bëhet fjalë për zonën e “Selvisë”, e cila deri pak kohë më parë ishte e pushtuar nga lojrat e fatit.

Me prishjen e ndërtimeve pa leje si dhe çlirimit të bustit të heroit tonë “Vojo Kushi”, ka nisur puna për rehabilitimin e gjithë zonës tek Selvia. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Teksa publikon foto nga projekti i transformimit të zonës, Veliaj thotë se falë këtij investimi, e gjithë kjo hapësirë në kryeqytet do t’i kthehet komunitetit. Përpos çlirimit të bustit të “Vojo Kushit”, për të gjithë banorët e zonës nuk do të mungojë gjelbërimi, dhe hapësirat çlodhëse.

“Pas prishjes së ndërtimeve pa leje mbi bustin e Vojo Kushit, nis puna tek Selvia për t’ua kthyer komunitetit  hapësirën e zaptuar e sigurisht për ta mbushur me selvi në vend të bingove, siç ka dhe emrin vendi  Ne #30Qershor #TiranaQeDuam ”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Kujtojmë që në njësinë 8 gjatë katër viteve janë investuar 9.6 miliard lekë apo 320% më shumë investime krahasuar me periudhën 2011-2015./ZemraeTiranës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

“Vrasja” e votës së demokratëve

Pas ndryshimit të hapësirës në sheshin përpara Medresesë së Tiranës, një tjetër investim ka nisur në zemër të Tiranës. Bëhet fjalë për zonën e “Selvisë”, e cila deri pak kohë më parë ishte e pushtuar nga lojrat e fatit. Me prishjen e ndërtimeve pa leje si dhe çlirimit të bustit […]