FOTOT/ Saimir Tahiri i pranishëm në mbledhjen e shtabit të PS Njësia #8

Editor
Read Time1 Minute, 2 Seconds

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahri, njëkohësisht Ministër i Brendshëm, ishte sot i pranishëm në mbledhjen e Shtabit të Njësisë nr.8.

Zemra e Tiranës ka mësuar se gjatë mbledhjes së zhvilluar me kryetarin Saimir Tahiri, u diskutuan një sërë çështjesh si më poshtë:

  1. Përmirësimet e infrastrukturës në rrugët dhe zonat që kanë problematika;
  2. Zhvillimi i mbledhjeve të shtabit dhe anëtarësisë të kryera me pjesëmarrje të lartë;
  3. Legalizimet, si një problem tejet i rëndësishëm, kryesisht i zonës informale, por jo vetëm;
  4. Roli i fuqishëm i FRESSH në fushatë dhe votuesit për herë të parë;
  5. Roli i FGS dhe problematikat e tij;
  6. Marrja në drejtim e proçesit nga të deleguarit për secilën zonë patronazhi që mbulojnë;
  7. Vënia në kontakt me Koordinatoret Elektoralë pas identifikimit të shtrirjes së influencës së secilit anëtar.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe deputeti i zonës Ervin Bushati, kryetarja e PS në Njësinë nr.8 Aida Llazani etj. Gjatë mbledhjes, deputeti Bushati u shpreh se: “Kur nuk mungon vullneti për të punuar, fitorja është plotësisht e arritshme”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Foto/ Një katapultë e stilit mesjetar është gjetur në kufirin Meksikë-Amerikë

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahri, njëkohësisht Ministër i Brendshëm, ishte sot i pranishëm në mbledhjen e Shtabit të Njësisë nr.8. Zemra e Tiranës ka mësuar se gjatë mbledhjes së zhvilluar me kryetarin Saimir Tahiri, u diskutuan një sërë çështjesh si më poshtë: Përmirësimet e infrastrukturës në rrugët […]