FOTOT/ Ndriçohet njësia #8

Editor
Read Time48Seconds

Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes Rrugë Ndriçim dhe Sinjalistikë në Bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë sot në sistemin e ndriçimit në rrugët “Selaudin Zorba” dhe Rr.”Napolon Roshi”.

Edhe pse në kushte të vështira, punonjësit e këtij sektori kanë zëvendësuar ndriçuesit e djegur.

ZemraeTiranës ka mësuar se në këto rrugë, në shtyllat e ndriçimit janë vendosur foto elementet për fikjen dhe ndezjen automatike të ndriçuesve. Kjo është një risi që po përdoret nga Bashkia e Tiranës në çdo shtyllë ndriçimi që po sistemohet.

Gjithashtu, janë vendosur mbi 200 shtylla të reja, në mënyrë që të lehtësohen lëvizjet e banorëve të zonës gjatë orëve të mbrëmjes.

Ndërhyrja në sektorin e ndriçimit në këto rrugë të njësisë nr.8 është përshëndetur edhe nga deputeti i zonës, Ervin Bushati./ ZemraeTiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

5 lloje njerëzish që duhet t’i shmangni

Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes Rrugë Ndriçim dhe Sinjalistikë në Bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë sot në sistemin e ndriçimit në rrugët “Selaudin Zorba” dhe Rr.”Napolon Roshi”. Edhe pse në kushte të vështira, punonjësit e këtij sektori kanë zëvendësuar ndriçuesit e djegur. ZemraeTiranës ka mësuar se në këto rrugë, në […]